Kompania “KIA – Allmakes Global Services” me seli ne parkun e Bisnesit te Drenasit është kompania e autorizuar për shitjen dhe servisimin e makinave KIA në territorin e Kosovës. Në kuadër te zgjerimit të aktiviteteve të saja, shpall konkurs për pozitën:
Pozita: Mekanik
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Inspektimi i motorit të automjetit dhe përbërësve mekanikë / elektrikë për të diagnostikuar çështjet me saktësi
 - Inspektimi i kompjuterit të automjetit dhe sistemeve elektronike për të riparuar dhe mirëmbajtur
 - Kryerja e punës së mirëmbajtjes rutinë që synon funksionalitetin dhe jetëgjatësinë e automjetit
 - Mbajtja e pastërtisë në vendin e punës
 - Komunikon dhe bashkevepron me mbikeqyresit dhe bashkepunetoret
 - Detyra tjera të përcaktuara nga mbikqyrësi
 
Kualifikimet dhe aftësitë:
- Përvojë së paku 3-5 vite në pozitë të ngjajshme
 - Përgatitja e mesme shkollore
 - Aftësi planifikuese dhe organizim të punës
 - Patent shoferin e kategorisë B
 - I gatshëm për pune ekipore
 - Aftësi të mira kompjuterike
 - I afte të punoj, të veprojë dhe të gjykojë drejt në situata më presion të shtuar
 - Të mos ketë dosje të hapur penale
 
Kushtet dhe benifitet
- Ju presim nëse bashkoheni me ne:
 - Kontrate valide
 
Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar, të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë, duke dërguar CV-të e tyre dhe referencat në email adresën: [email protected] ose edhe te lajmrohen fizikisht te zyret te KIA ne parkin e Bisnesit te Drenasit.
Në subject shënoni pozitën për të cilën aplikoni “Mekanik”.
Afati i fundit për aplikim është data 31 Korrik 2024.
Benefitet
- Kontrate pune sipas ligjeve ne fuqi.
 - Orari I punese e Hene -Premte
 - Pagesa permes Bankes
 - Pagesa e kontributeve sipas ligjeve ne fuqi
 - Paga bruto 734.27 EUR + ushqimi