business

Menaxher/e i/e Departamentit të Administratës dhe Prokurimit

  • star Publikuar: 30-10-2025
  • star Skadon: 09-11-2025
Kategoritë Administratë, Menaxher/e, Prokurim
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

Shield Recruitment & HR kërkon Menaxher/e i/e Departamentit të Administratës dhe Prokurimit (1 vend pune) për klientin e saj, një ndër institucionet më të mëdha dhe të konsoliduara bankare në vend.

Vendi i punës: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjës/e për koordinimin dhe mbikëqyrjen e aktiviteteve dhe kryerjen e punëve në Departament;
  • Përgjegjës/e për hartimin e dokumenteve si ;politikat, procedurat dhe planin e punëve në Departamentin e Administratës dhe Prokurimit;
  • Përgjegjës/e për përcjelljen e kërkesave, kontratave dhe porosive deri në dorëzimin e mallrave apo kryerjen/përfundimin e shërbimeve të kontraktuara;
  • Përgjegjës /e për mbikëqyrjen e procesit të prokurimit;
  • Përgjegjës/e për kontrollimin e kontratave të qirave për objektet e bankës dhe furnitorëve ;
  • Përgjegjës/e për koordinimin dhe mbikëqyrjen e punëve të hapjes, mbylljes dhe renovimit të nëndegëve, riorganizimit të hapësirave të zyrave në objektet ekzistuese.
  • Përgjegjës/e për mbikëqyrjen e aktiviteteve të arkivimit të dokumentacionit zyrtar të bankës.
  • Organizon, koordinon dhe mbikëqyrë aktivitetet dhe punët e Departamentit të Administratës dhe Prokurimit;
  • Mbikëqyrë përgatitjen e dokumenteve të ofrimit (ftesës për ofertë, kërkesa për kuotime dhe kërkesa për propozime),administrimin e tenderëve;
  • Bën mbikëqyrjen e procesit të prokurimit, përgatitjen e hapjes publike të ofertave dhe përpilimin e raporteve për punë dhe shërbime;
  • Mbikëqyrë punën e zyrtarit për siguri, aktivitetet e sigurimit dhe sistemit të sigurimit në nivel të Bankës.
  • Përcakton metodën e punës dhe udhëzimet metodologjike për kryerjen e punëve dhe detyrave të punës sipas llojit të tyre dhe kujdeset që punët janë kryer brenda kornizës së caktuar kohore;
  • Përcjellë gjendjen e kërkesave, kontratave dhe porosive;
  • Kujdeset që aktivitetet e Departamentit të zhvillohen në pajtim me planet dhe parashikimet;

Kualifikimet:

  • Fakulteti Juridik, Ekonomik ose i ngjashëm;
  • Mbi 5 vite përvojë pune, preferohet përvojë menaxheriale dhe relevante;
  • Njohja e Gjuhës Angleze;;
  • Njohja e punës me kompjuterë
  • Aftësi organizative dhe menaxhuese;
  • Aftësi për vendim-marrje;

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 9 Nëntor 2025 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.