Kategoritë
Media dhe Lajme
Vendi i punës
Prishtinë
Numri i pozitave
1
Qatar Charity - Zyra në Kosovë
SHPALLJE PËR NJË VENDE TË LIRË TË PUNËS
- Titulli i punës: Përgjegjës i Mediave - Multimedia
- Organizata: Qatar Charity – Kosovë
Kualifikimi:
- Minimum 3+ vite eksperiencë praktike në fusha të dizajnit / multimedias
- Eksperiencë në përdorimin e programeve profesionale si Adobe Photoshop, Illustrator, InDesign, Premiere Pro, After Effects ose të ngjashme.
- Portofol profesional
- Përvojë në përgatitjen e materialeve vizuale për rrjete sociale, fushata digjitale dhe projekte të shtypura.
- Përvojë të dëshmuar në fotografi, videografi (xhirim) dhe montazh, si edhe aftësi në zhvillimin e animacioneve dhe materialeve audiovizuale për nevoja institucionale.
Detyrat:
- Dizajnimi i materialeve vizuale: posterë, banera, fletëpalosje, reklama digjitale.
- Përgatitja dhe editimi i videove promocionale, informuese dhe për rrjete sociale.
- Fotografim dhe xhirim i aktiviteteve të organizatës kur është e nevojshme.
- Përgatitja dhe zhvillimi i materialeve grafike e vizuale për komunikime institucionale, publikime digjitale dhe projekte të shtypura të organizatës.
- Përgatitja e animacioneve të thjeshta, intro/outro për video dhe grafika lëvizëse.
- Zhvillimi i dizajneve grafike cilësore për projekte digjitale dhe të shtypura
Udhëzime të rëndësishme që duhet të keni parasysh në aplikim:
- Ju duhet të bashkëngjitni CV në formatin PDF që përmban të gjitha të dhënat personale dhe kualifikimet e lartcekura ose që nuk janë cekur. CV-ja duhet të jetë në gjuhën angleze.
- Të gjitha diplomat dhe certifikatat e asaj që është deklaruar në CV duhet të bashkëngjiten në formatin PDF (një dosje-file) dhe të jenë të qarta.
- Portofoli profesional që demonstron aftësitë e juaja.
- Mostër apo model i punës (sample) që pasqyron stilin tuaj të dizajnit / punës multimediale dhe që vërteton cilësinë e aftësive të deklaruara.
- Dokumenti identifikues (Kopja e letërnjoftimit ose pasaportës) duhet t’i bashkëngjitet dosjes.
- Nëse dosja nuk është e plotë ose të dhënat janë të paqarta, dorëzimi konsiderohet i pavlefshëm.
- Mënyra e vetme për të aplikuar është përmes këtij emaili: [email protected]
- Afati i fundit për aplikim është data: 31.03.2026
Ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
Për çdo pyetje shtesë rreth këtij konkursi mund të drejtoheni në nr. Tel: 045/565-202.