business

Shitës/e në Këndin e Ushqimit (5)

  • star Publikuar: 16-04-2025
  • star Skadon: 25-04-2025
Kategoritë Shitje
Numri i pozitave 5
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 208

Shield Recruitment & HR kërkon Shitës/e në Këndin e Ushqimit (5 vende pune) për klientin e saj, kompani e njohur e supermarketeve ushqimore në Kosovë.

Vendi i Punës: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mirëpret klientët me sjellje të sjellshme dhe profesionale;
  • Ndihmon klientët në zgjedhjen e produkteve ushqimore;
  • Merr dhe përgatit porositë sipas kërkesave të klientit;
  • Peshon, paketon dhe shërben ushqimet në mënyrë higjienike;
  • Kujdeset për pastërtinë e banakut dhe ambientit të punës;
  • Menaxhon pagesat me para në dorë ose me kartë;
  • Kontrollon dhe rregullon produktet në raft / banak;
  • Ndihmon në inventarizim dhe furnizim të produkteve;
  • Respekton standardet e sigurisë ushqimore dhe higjienës;
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
  • Detyrat dhe përgjegjësitë e lartë shënuara janë indicative.

Kualifikimet:

  • Eksperiencë e mëparshme në shitje ose në sektorin ushqimor është përparësi;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe shërbimi ndaj klientit;
  • Aftësi për të punuar në ekip ;
  • I/e kujdesshëm/e ndaj detajeve dhe pastërtisë.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 25 Prill 2025 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.