business

TERMI I REFERENCËS SË PUNËS PËR TRAJNER

  • star Publikuar: 07-03-2025
  • star Skadon: 16-03-2025
Kategoritë Arsim&Edukim
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 170

TERMI I REFERENCËS SË PUNËS PËR TRAJNER

Ofertim për ekspertizë – Trajner për ofrimin e trajnimeve me temën: Komunikimi efektiv dhe sfidat e të folurit në publik

Prishtinë,2025

INFORMACION I PËRGJITHSHËM

OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” me selinë e saj në Prishtinë është një organizatë jofitimprurëse që synon përmirësimin e kushteve të jetesë së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, si dhe integrimin e tyre në shoqërinë kosovare përmes avokimit, përmirësimit të kushteve të banimit, krijimit të vendeve të reja të punës dhe organizimit të trajnimeve të ndryshme.

KONTEKSTI I NDËRHYRJES

Në Kosovë, studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian përballen me një sërë sfidash në arsim, të cilat janë të theksuara dhe shumëfishohen për shkak të vështirësive të veçanta që këta studentë hasin. Krahasuar me numrin total të studentëve në vend, ata përfaqësojnë një pjesë të vogël, dhe vetëm një përqindje e vogël e atyre që përfundojnë shkollën e mesme vazhdojnë studimet e tyre në nivel universitar. Kjo situatë pasqyron pengesat ekonomike, sociale dhe kulturore, diskriminimin, mungesën e orientimit të duhur në karrierë, vetëbesimin e ulët dhe mungesën e motivimit, që pengojnë këta studentë të arrijnë sukses në arsimin e lartë.

Për të adresuar këto sfida dhe për të mbështetur progresin e tyre, organizata joqeveritare "Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve" ka krijuar një program të specializuar për të ndihmuar studentët nga këto komunitete. Programi "Mbështetje plotësuese për studime akademike për studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian" synon të krijojë një mjedis mbështetës, ku studentët mund të rrisin pjesëmarrjen e tyre në arsimin universitar dhe të përmirësojnë vijimin e studimeve dhe rezultatet e tyre. Ky program ka për qëllim jo vetëm të ndihmojë studentët të diplomohen, por edhe të rrisë mundësitë e tyre për t’u integruar në tregun e punës.

Duke ofruar mbështetje akademike dhe jo-akademike, programi synon të promovojë barazi dhe përfshirje në arsimin e lartë dhe të krijojë mundësi për zhvillimin e aftësive profesionale të këtyre studentëve. Përmes kësaj mbështetjes, sfidat me të cilat përballen studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian mund të kapërcehen, duke u dhënë atyre një mundësi më të mirë për të pasur sukses në karrierë dhe në jetë.

QËLLIMI SPECIFIK

Studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë përballen me një sërë problemesh që ndikojnë në arritjet e tyre akademike dhe zhvillimin profesional. Këto probleme përfshijnë sfida ekonomike dhe sociale, mungesën e orientimit të duhur në karrierë, vetëbesimin e ulët, si dhe mungesën e aftësive për menaxhimin e kohës dhe përdorimin efektiv të teknologjisë. Si rezultat, studentët shpesh përballen me sfida të ndryshme në fushën e komunikimit dhe të folurit në publik, të cilat mund të ndikojnë në suksesin e tyre akademik dhe profesional. Një nga vështirësitë kryesore është mungesa e vetëbesimit, e cila i bën ata të ndihen të pasigurt kur duhet të shprehin mendimet e tyre përpara një audience. Po ashtu, ata mund të hasin vështirësi në organizimin e mendimeve dhe strukturimin e një mesazhi të qartë dhe koherent. Frika nga gjykimi, ankthi në situata publike dhe mungesa e praktikës janë gjithashtu faktorë që pengojnë një komunikim efektiv. Për më tepër, përdorimi i toneve të papërshtatshme, gjuha trupore joefektive dhe vështirësitë në përshtatjen e stilit të komunikimit sipas audiencës janë sfida të tjera të zakonshme që studentët hasin gjatë prezantimeve, diskutimeve apo bisedave profesionale.

Programi "Mbështetje plotësuese për studime akademike për studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian" ka për qëllim të ofrojë mbështetje për studentët e këtyre komuniteteve, duke u fokusuar në aspekte kyçe për përmirësimin e përformancës së tyre akademike. Duke pasur parasysh që studentët përballen me sfida në komunikimin efektiv, ne parashohim organizimin e trajnimeve në këtë temë për t'i ndihmuar ata të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të përballojnë më mirë sfidat akademike.

Qëllimi specifik i këtij trajnimi është të pajisë studentët me njohuri dhe aftësi praktike për komunikim efektiv, duke i ndihmuar ata të shprehin mendimet dhe idetë e tyre në mënyrë të qartë, të dëgjojnë në mënyrë aktive dhe të përshtatin stilin e komunikimit sipas situatave akademike dhe profesionale. Përmes teknikave interaktive dhe ushtrimeve praktike, trajnimi synon të përmirësojë vetëbesimin e studentëve në prezantime, aftësitë e tyre të negocimit dhe menaxhimit të konflikteve, si dhe të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e komunikimit ndërpersonal në ndërtimin e marrëdhënieve profesionale dhe suksesin në karrierë.

Trajnimi Komunikimi efektiv dhe sfidat e të folurit në publik, do të mbahet me tri grupe të studentëve përfitues të programit.

AUDIENCA DHE PËRDORIMI

Ky trajnim është i dizajnuar për studentet nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, me fokus tek ata që kanë sfida në komunikim. Trajnimi do të ndihmojë studentët të zhvillojnë aftësitë e tyre të komunikimit dhe të përgatiten për sukses akademik dhe profesional.

Përdorimi:

Trajnimet janë krijuar për të ofruar mbështetje dhe për të adresuar nevojat specifike të studentëve në këto aspekte. Përfituesit e trajnimeve do të jenë në gjendje të zhvillojnë aftësi për komunikim efektiv, të cilat janë të nevojshme për suksesin akademik dhe profesional. Trajnimi ndihmon studentët të menaxhojnë ankthin dhe frikën nga të folurit në publik, duke u dhënë atyre besimin dhe aftësitë për të folur me siguri para audiencave të ndryshme. Për më tepër, ai i pajis studentët me teknika për të ndërtuar marrëdhënie efektive në mjedise akademike dhe profesionale, duke i ndihmuar ata të bëhen komunikues të suksesshëm dhe të ndikojnë pozitivisht në karrierën e tyre të ardhshme.

Pas trajnimit për komunikim efektiv dhe prezantim publik, studentët do të kenë mundësinë të shprehin mendimet dhe idetë e tyre me më shumë qartësi, siguri dhe ndikim. Ata do të jenë më të aftë të përballen me situata sfiduese si prezantimet akademike, intervistat për punë dhe diskutimet profesionale, duke përdorur teknikat e duhura të komunikimit verbal dhe joverbal. Për më tepër, do të jenë në gjendje të menaxhojnë ankthin dhe emocionet gjatë të folurit në publik, duke rritur vetëbesimin dhe aftësinë e tyre për të ndërtuar marrëdhënie të forta në mjediset akademike dhe profesionale.

METODOLOGJIA DHE PROCESI

Trajnimet do të organizohen në tri trajnime nga dy ditë të veçanta, secila e fokusuar në tema të ndryshme për të siguruar mbështetje të specializuar për studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë. Secili trajnim do të ndjekë një qasje të integruar dhe praktike për të maksimizuar efektivitetin dhe përfitimet për pjesëmarrësit.

Trajnimi: Ky trajnim do të fokusohet në temën e komunikimit efektiv. Ai do të ndihmojë studentët të përmirësojnë aftësitë e tyre të komunikimit, të zhvillojnë marrëdhënie më të mira akademike dhe profesionale dhe të krijojnë një ambient të qëndrueshëm për suksesin e tyre.

Secili trajnim do të përdorë metodologji të ndryshme për të angazhuar pjesëmarrësit dhe për të siguruar që ata të përfitojnë sa më shumë nga aktivitetet, duke përfshirë diskutime në grup, role play dhe aktivitete praktike që ndihmojnë në aplikimin e teorive në situata reale.

Metodologjia dhe procesi i angazhimit të trajnerit për këtë trajnim mund të përfshijë disa hapa kryesorë për të siguruar trajner të përshtatshëm dhe një proces të qëndrueshëm të mësimit. Këtu janë disa nga hapat e metodologjisë dhe procesit të angazhimit të trajnerëve:

  • Rekrutimi i trajnerëve: Procesi i rekrutimit fillon me shpalljen e pozitës dhe identifikimin e kandidatëve të mundshëm. Kandidatët e mundshëm për të realizuar trajnime me temën e komunikimit mund të jenë individë me përvojë të mëparshme si: Trajnerë me përvojë në fushën e komunikimit
  • Seleksionimi dhe intervistimi: Pas marrjes së aplikacioneve, trajnerët e përzgjedhur do të selektohen duke u bazuar në kriteret e përcaktuara për pozitën, si përvoja, njohuritë teknike dhe aftësitë e komunikimit. Një proces interviste do të ndihmojë në vlerësimin e aftësive dhe përvojës së kandidatëve për të siguruar që ata janë të përshtatshëm për pozitën e trajnerit.
  • Kontrata dhe takimi fillestar: Pas përzgjedhjes së trajnerëve të përshtatshëm, do të hartohet një kontratë e punës që përcakton detyrat, obligimet dhe kushtet e punës së tyre. Dokumentet e para, duke përfshirë të dhënat e disponueshme, i jepen trajnerit që do të përzgjidhet.
  • Zhvillimi i materialeve të trajnimit: Trajnerët do të përgatisin metodologjinë e trajnimit dhe materialet e nevojshme për të arritur objektivat e përcaktuara. Kjo përfshin prezantimet, studimet e rasteve, dhe ushtrime praktike. Trajnerët gjithashtu do të koordinohen me zyrtarët e organizatës për të siguruar përputhje dhe efektivitet të materialeve trajnuese për audiencën specifike.
  • Zhvillimi dhe dorëzimi i trajnimit: Trajnerët do të zhvillojnë dhe dorëzojnë trajnimin bazuar në materiale të përgatitura, duke siguruar një përvojë të mësimit efektive për pjesëmarrësit. Gjatë këtij procesi, trajneri do të inkurajojë pjesëmarrësit të angazhohen aktivisht dhe të ndajnë përvojat e tyre për të pasur një trajnim sa më të suksesshëm.

PRODUKTET E TRAJNIMIT

Si rezultat i këtij trajnimi, pritet që studentët të zhvillojnë aftësi të përmirësuara në komunikimin efektiv dhe të folurit në publik, duke përfshirë shprehjen e qartë dhe të strukturuar të ideve, dëgjimin aktiv dhe përdorimin e teknikave të përshtatshme të komunikimit në kontekste akademike dhe profesionale. Trajnimi do t’i ndihmojë ata të ndërtojnë vetëbesim në prezantimet publike, të përmirësojnë aftësitë e tyre të negocimit dhe të menaxhimit të konflikteve, si dhe të kuptojnë rëndësinë e komunikimit ndërpersonal dhe bashkëpunimit në mjedisin e punës.

Produkti i trajnimit për komunikim efektiv dhe të folurin në publik është zhvillimi i aftësive praktike që u mundësojnë studentëve të komunikojnë me qartësi, besim dhe ndikim në mjedise akademike dhe profesionale. Pas përfundimit të trajnimit, studentët do të jenë në gjendje të:

  • Përdorin teknika efektive të komunikimit për të strukturuar dhe përcjellë mesazhe të qarta dhe tërheqëse.
  • Menaxhojnë ankthin dhe emocionet gjatë të folurit në publik, duke rritur vetëbesimin dhe sigurinë në prezantime.
  • Përshtatin stilin e komunikimit sipas audiencës dhe kontekstit për të arritur ndikim maksimal.
  • Zhvillojnë aftësi për debat dhe argumentim, duke komunikuar në mënyrë bindëse dhe profesionale.
  • Përdorin gjuhën trupore dhe teknikat joverbale për të mbështetur dhe përforcuar mesazhin e tyre.

Pas përfundimit të sesioneve të trajnimeve, gjithashtu si nënprodukte të tyre do të jenë edhe;

  • Raportet e Trajnimeve: Pas përfundimit të çdo trajnim, do të përgatiten raporte të detajuara që dokumentojnë rezultatet e trajnimeve, performancën e studentëve dhe efektivitetin e metodologjive të përdorura. Këto raporte do të ndihmojnë në vlerësimin e ndikimit të trajnimeve dhe do të ofrojnë rekomandime për përmirësime të mundshme.
  • Materialet e Trajnimit: Materialet e zhvilluara për çdo trajnim do të shpërndahen me pjesëmarrësit dhe do të shërbejnë si që studentët pjesëmarrës të mund t’i përdorin edhe pas trajnimeve.

PLANI DHE BUXHETI

OJQ-ja mbulon 120 euro për ditë për trajnerët, me angazhim maksimal prej 7 ditë angazhimi. Ofertuesit duhet të dorëzojnë planin dhe buxhetin për temën e trajnimit..

OJQ-ja jonë do të vlerësojë ofertat më të përshtatshme financiare, duke marrë parasysh përputhshmërinë e tyre me çmimet e tregut në Kosovë dhe përmbushjen e kërkesave të sipërpërmendura.

KRITERET E PERZGJEDHJES

  • Diplomë universitare në fushat përkatëse për këtë pozitë;
  • Kandidatët duhet të kenë përvojë të mëparshme në zhvillimin dhe mbajtjen e trajnimeve në temat specifike të përcaktuara si Komunikimi Efektiv dhe të folurit në publik
  • Përvojë pune minimum 3 vjet në ofrimin e trajnimeve;
  • Preferohet përvojë në trajnime të ngjashme me studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian
  • Aftësia për të përcjellë informacionin në mënyrë efektive dhe për të mbajtur sesione interaktive dhe motivuese për studentët është thelbësore.
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit dhe ndër-personale;
  • Aftësi për t’i përmbushur afatet kohore;

Këto kritere do të përdoren për të vlerësuar aplikacionet dhe për të zgjedhur më të përshtatshëm për ofrimin e trajnimit.

8. DOKUMENTACIONI I KËRKUAR /KUSHTET PËR APLIKIM

Të gjithë të interesuarit që i përmbushin kriteret inkurajohen fuqishëm të aplikojnë dhe t'i dorëzojnë dokumentet e mëposhtme në e-mail adresën [email protected]

  • CV;
  • Oferta që detajon buxhetin dhe planin e punës për angazhimin dhe temën e trajnimit;

9. MËNYRA E APLIKIMIT:

Aplikimi duhet të dorëzohet në formë të shkresës zyrtare në email adresën e organizatës [email protected] ,
Marrja në shqyrtim dhe vlerësimi i aplikimeve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara në specifikimet e ofertës dhe kushtet për aplikim.

Afati i fundit për aplikim është deri më datë 16/03/2025

Ju lutemi specifikoni titullin e shpalljes në subjekt si dhe temën e trajnimit që mundë të ofroni!

Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh