
Kompania “Emona” Sh.p.k. është kompani vendore e cila mirret me distribuimin e brendeve të njohura ndërkombëtare.
Konkurs Pune: Agjent Shitjeje (Shitës Ambulantiv) – Rajoni Pejë & Prizren
Kompania: Emona sh.p.k
Lokacioni: Pejë & Prizren
Pozita: Agjent Shitjeje (Shitës Ambulantiv)
Orari: I plotë
Afati për aplikim: 31.05.2025
Përgjegjësitë:
- Kryerja e shitjeve ambulatore në zonën e caktuar (Pejë dhe Prizren).
- Vizitimi i klientëve ekzistues dhe identifikimi i klientëve të rinj.
- Prezantimi dhe promovimi i produkteve të kompanisë.
- Mbajtja e marrëdhënieve të mira me klientët dhe ndjekja e porosive.
- Raportimi i shitjeve ditore dhe kërkesave të tregut.
Kualifikimet:
- Përvojë në shitje minimum 1 vit (e preferuar për shitje ambulatore).
- Njohuri të mira të tregut në rajonin e Pejës dhe Prizrenit.
- Aftësi të mira komunikuese dhe negocimi.
- Patentë shoferi – Kategoria B (e domosdoshme).
- Fleksibilitet dhe gatishmëri për të udhëtuar në zonat përkatëse.
Ne ofrojmë:
- Pagë konkurruese + bonuse motivuese.
- Automjet pune dhe mbështetje logjistike.
- Trajnim dhe zhvillim profesional.
- Mundësi për rritje në karrierë.
Të gjithë të interesuarit duhet të plotësojnë aplikacionin e punësimit, të dërgojnë CV, si dhe të cekin pozitën për të cilën aplikojnë, në e-mail adresën elektronike: [email protected].
Aplikacionet pranohen deri më datën 31.05.2025. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.