business

Doktor i Onkologjise, Moter Medicinale, Teknik te Radiologjise, Recepcioniste, Pastruese

  • star Publikuar: 10-11-2022
  • star Skadon: 30-11-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kompani ARIA SHPK
Kategoritë Kujdesi Shendetësor
Numri i pozitave 6
Vendi i punës Graçanicë, Prishtinë
Shikime 6134

IS “Aria” shpk e cila për një kohë të gjatë ka ushtruar aktivitetin e PET-CT dhe inqizimeve tjera Radiologjike e cila pas riorganizimit të saj, së shpejti do të rifunksionalizohet.

IS Aria shpk shpall konkurs për këto vende të punës:

Doktor i Onkologjisë

Kushtet që duhet të plotësohen:

  • Të jetë i diplomuar
  • Personi do të punojë me orar të plotë
  • Të përcjellë zhvillimet e fundit mjekësore nga lëmia e tij/saj
  • I përshtatshëm në punë ekipore
  • Jemi në kërkesë të mjekëve që kërkojnë aftësim në fushën e mjekësisë nukleare
  • Preferohet të kenë njohuri të gjuhës Angleze apo Turke;
  • Të ketë mundësi të punojë në regjionin e Cagllavicës;

Motër Medicinale

Kushtet që duhet të plotësohen:

  • Të ketë kryer shkollën e lartë apo universitetin për infermieri;
  • Te jetë profesionale në lëminë e saj/tij
  • Të jetë e aftë për punë ekipore
  • Preferohen personat që kanë përvojë në mjekësine nukleare;
  • Të jep shërbime mjekësore profesionale ndaj pacientëve që trajtohen;
  • Të ketë mundësi të punojë në regjionin e Cagllavicës;
  • Përparësi do të kenë ata që kanë njohuri të gjuhës angleze;

Teknik të Radiologjisë

Kushtet që duhet të plotësohen:

  • Të ketë përvojë në Tomografinë Digjitale/CT/Rezonancë Manjetike
  • Të ketë kryer shkollën profesionale të nevojshme për ushtrimin e këtij profesioni
  • Të ketë motiv në zhvillimin dhe avancimin në lëminë e PET – CT
  • Të jetë I aftë për punë ekipore;
  • Të jetë I ndërgjegjshëm dhe professional në lëminë e tij/saj;
  • Të ketë mundësi të punojë në regjionin e Cagllavicës
  • Përparësi do të kenë ata që kanë njohuri të gjuhës angleze

Recepcioniste:

Kushtet që duhet të plotësohen:

  • Të ketë përfunduar universtitetin në fushën e kërkuar;
  • Preferohet personat që kanë përvojë në spitale;
  • Të ketë synime në avancim dhe zhvillim në fushën e mjekësisë;
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi;
  • Njohuri në përdorimin e kompjuterit;
  • Preferohen personat që kanë njohuri bazike të kontabilitetit;
  • Të jetë i/e aftë për punë ekipore;
  • Të jetë i/e ndërgjegjshëm dhe profesional në lëminë e tij/saj;
  • Të ketë mundësi të punojë në regjionin e Cagllavicës
  • Përparësi do të kenë ata që kanë njohuri të gjuhës angleze;
  • Preferohet të ketë leje të vozitjes;

Pastruese

Kushtet që duhet të plotësohen:

  • Punë me orar të rregullt
  • Të jetë I ndërgjegjshëm dhe profesional ne lëminë e tij/saj;
  • Të ketë mundësi të punojë në regjionin e Cagllavicës
  • Të jetë i/e moshës 25-45 vjet

Kandidatët e interesuar mund të kontaktojnë përmes e-mail adresës: [email protected] apo numrit të telefonit: +383 49 229 589