business

 IT Biznes Analist

  • star Publikuar: 09-10-2025
  • star Skadon: 19-10-2025
Kategoritë Biznes dhe Menaxhment, Teknologji Informative - ICT
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

Shield Recruitment & HR kërkon IT Biznes Analist (1 vend pune) për klientin e saj, një ndër institucionet më të mëdha dhe të konsoliduara bankare në vend.

Vendi i punës: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Analizimi i kërkesave të biznesit dhe departamenteve tjera për zhvillim/ndryshim në sistemet e TI-së dhe sigurimi i dokumentacionit teknik analizues, i cili përfshin të gjitha specifikimet dhe plotëson kërkesat për zhvillim;
  • Përgaditja e skenareve të testimit dhe pastaj testimi dhe kontrollimi i zhvillimeve;
  • Analiza e impaktit të ndryshimit që kërkohet në produktet/shërbimet/sistemet ekzistuese si dhe në proceset ekzistuese;
  • Të performojë “Stress test”;
  • Të kryej testime masive duke përdorë SQL statements;
  • Të ketë njohuri në matematike, për të kalkuluar funksione të ndryshme matematikore bankare;
  • Të ketë njohuri në analizen e të dhënave dhe të konsiderojë kualitetin e të dhënave gjatë analizës dhe testimit;
  • Dokumentimi i të gjitha testimeve së bashku me skriptat që janë bërë RUN për të testuar;
  • Të ketë mendësi për shërbime të mira ndaj klientëve, që çdo zhvillim/ndryshim të ketë impakt të mirë tek klientët;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi me departamentet ashtu që kërkesat e tyre t’i avancojë në një nivel tjetër dhe në maksimum të parametrizojë zhvillimet, në mënyrë që zgjidha e njejt të përdoret për më shumë klient/projekte;
  • Sigurimi se kërkesat janë zhvilluar si duhet duke kryer testimin e zhvillimeve nga përdoruesi i fundit dhe duke marrë miratimet nga të gjitha palët e afektuara për ndryshimet në sistem dhe dokumentuar të gjitha funksionet e testimit;
  • Përcjellja e zhvillimeve pas implementimit për një kohë të caktuar, për të ndërhyrë në problemet e mundshme me kohë dhe të zvogëlohet impakti negativ;
  • Përgatitja e udhëzuesit të ndihmës / manualit të programeve dhe për t'i përditesuar ato në rast ndryshimeve;
  • Trajnimi i përdoruesit të fundit rreth aplikacioneve / ndryshimeve të zhvilluara;
  • Kërkimi i zgjidhjeve për problemet që ndikojnë në vazhdimësinë dhe cilësinë e shërbimeve;
  • Mbajtja e takimeve dhe prezantimeve për të ndarë idetë dhe gjetjet;
  • Sigurimi i zbatimit të hapave të ndryshimit dhe menaxhimit të projektit sipas procedurave;
  • Zbatimi i politikave dhe procedurave të sigurisë së informacionit dhe mbrojtjes së të dhënave gjatë realizimit të ndonjë funksioni në përgjegjësinë e tij/saj;
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt.

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Kompjuterike, Shkenca Kompjuterike, apo fusha përkatëse të TI-së;
  • Përvojë me analizën e kërkesave në një fushë biznesi;
  • Të njohë mirë produktet, operacionet ose funksionet e bankimit;
  • Preferohet 1-3 vjet përvoje pune si IT Bizes Analist;
  • Preferohen njohuri bazë rreth web shërbimeve/APIs;
  • Vetëbesimi në punën me të dhëna dhe sisteme komplekse dhe përvojë me SQL;
  • Njohja e gjuhës Angleze.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/deri me datë 19 Tetor 2025 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.