business

Asistent administrativ

  • star Publikuar: 22-10-2024
  • star Skadon: 20-11-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Komunë
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prizren
Shikime 745

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarëtpublikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Komuna Prizren shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit: Grupi i administrimit të përgjithshëm

Titulli i pozitës së punës: Asistent administrativ

Klasa e pozitës: Klasa për marrëdhënie kontraktuale

Koeficienti/Paga: 3.98

Nr. i kërkuar: 1

Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar

Data e njoftimit: 21/10/2024

Afati për aplikim : 22/10/2024 - 20/11/2024

Institucioni: Komuna Prizren

Departamenti: Drejtoria e Arsimit

Divizioni

Vendi i punës: Drejtoria e Arsimit

Nr. i Referencës: RN00015563

Kodi: RPC0009102

  • Është përgjegjës për ruajtjen dhe sistemimin e dokumentacionit të tërësishëm në DKA, sipasmetodologjisë standarte dhe në rast nevoje të ofrojë dokumente dhe të dhëna të duhura në bazë të kërkesës,
  • Shumëzon materialet për raporte dhe të dhëna tjera për mbledhjen me drejtorë të shkollave dhe për nevojate DKA-së
  • Mban shënime me shkrim dhe informon me kohë për terminët e takimeve të Drejtorit dhe zyrtarëve të DKA-së,
  • Bënë mbledhjen e dokumenteve të konkurseve për punësim sipasnjoftimeve të shkollave dhe njofton kandidatët për intervista.
  • Siguron mbështetje të përgjithshme administrative dhe teknike përfshirëpostën zyrtare, telefonatat, skanimin, faksimi dhe kopjimin e dokumenteve, plotësimin e raporteve të shpenzimeve, si dhe hartimin e dokumenteve.
  • Përgatitë dhe modifikondokumentet duke përfshirëkorrespondencën, raportet, memorandumet dhe e-malit për mbikëqyrësin;
  • Pranon dhe shpërndan korrespondencën për mbikëqyrësin dhe kujdeset për mbarëvajtjen e saj;
  • Ruan dhe mirëmban sistemin elektronik dhe kopjet fizike të dokumenteve dhe dosjeve të zyrës së mbikëqyrësit;
  • Menaxhon kalendarin e takimeve dhe ngjarjeve tjerapër mbikëqyrësin si dhe ndihmonnë zgjidhjen e ndonjë problemi administrativ dhe teknik;
  • Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohennë mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;

Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin, përvojëne punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.

Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë e shkollës së mesme apo ekuivalente me të.
  • Kërkesat specifike: Certifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi.
  • Përvoja e punës e kërkuar: Nuk kërkohet.
  • Njohuri bazikeprofesionale dhe mbështetëse specifike në fushënpërkatëse të punës,të fituar përmesarsimimit dhe trajnimeve bazike.
  • Aftësi për të kuptuardhe zbatuar praktikat operative me procedurat standarde administrative/teknike në një fushëtë caktuar.
  • Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar.
  • Aftësi për të punuar me vetë iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara.
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët.
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point)

Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  • Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopjen e diplomëstë kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimoretë Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisësë punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatësi punësimit për përvojën e punës,që përcakton pozitëne punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopjet e dokumenteve tjera që provojnëplotësimin e kushtevepër aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit

  • Certifikatë mbi dënimetpenale origjinale e lëshuar nga gjykata përmessë cilës dëshmohet se nuk ështëi/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.

Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 05/12/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )


Njohuri lidhur me vendin e punës, aftësi logjike, komunikative, njohuri lidhur me fushën përkatëse

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

Mënyra e aplikimit

Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohenindividualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues,njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.

“Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.

"Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen”

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen