business

Zyrtar-e në departamentin e kreditimit

  • star Publikuar: 21-08-2025
  • star Skadon: 27-08-2025
Kategoritë Bankë
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

K O N K U R S

Për rekrutim të Një (1) Zyrtar-e në departamentin e kreditimit për Zyren Qendrore në Prishtinë

Përgjegjësitë:

  • Verifikon dhe validon shperndarjen e kredisë në sistem, duke siguruar saktësi në shumën dhe kushtet e kredisë sipas kontrates.
  • Regjistron dhe barazon ne sistem pjesen e paguar permes bankes per kredite e shperndara mbi 10.000 Euro.
  • Sigurohet që të gjitha dokumentet dhe verifikimet e kërkuara të jenë përfunduar përpara validimit përfundimtar të procesit të shpërndarjes se kredisë.
  • Konfirmon që shpërndarja e kredisë është në përputhje me politikat dhe procedurat institucionit dhe kërkesat e rregullatoreve.
  • Regjistron te dhëna në sistemin e menaxhimit të kredive.
  • Verifikon dhe përditëson sistemin me të dhëna të sakta të klientit.
  • Mbani shënime të sakta të shpërndarjeve të kredisë dhe raporton çdo mospërputhje për shqyrtim.
  • Komunikon dhe njofton degët sipas nevojës për çështjet që ndërlidhen me validimin e shperndarjes se kredive.
  • Kontrollon dokumnetet nese ka ndonje mospërputhje përpara se të lirohen fondet.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në Ekonomi ose një fushë të ngjashme,
  • Përvojë në operacionet e kredidhenies, proceset e shperndarjes se kredive ose role të ngjashme në sektorin shërbimeve financiare.
  • Njohuri profesionale ne përdorimin e sistemeve të menaxhimit të kredisë dhe sisteme financiare.
  • Vëmendje ndaj hollesive dhe aftësi te mire për të punuar me numra.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërpersonale.
  • Aftësi të forta për zgjidhjen e problemeve dhe aftësi për të punuar nën presion.
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike dhe vlerësuese të informacionit,
  • Njohuri shumë të mira të punës me kompjuter (programet Microsoft Office),
  • Të jete dinamik-e, fleksibil-e, kreativ-e dhe i-e gatshëm-e për punë në ekip.
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Njohja e produkteve, politikave dhe rregulloreve te sistemit financiare është perparesi.

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 21.08.2025 deri me dt. 27.08.2025. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotesuar aplikacionin në linkun: https://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=994

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me pergjegjesite dhe pervojen. Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.