business

Shprehje e interesit për bashkëpunëtorë (23)

  • star Publikuar: 24-05-2024
  • star Skadon: 08-06-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Arsim&Edukim
Numri i pozitave 23
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1318

Termat e Referencës (TOR) për shprehje të interesit me bashkepunëtorë.

Shprehje e interesit për bashkëpunëtorë.

Numri i Referencës 01/2024

Prishtinë,2024

Informacion i përgjithshëm:

  1. Kontesti i ndërhyrjes:

Objektivi i përgjithshëm për projektin e Drejtësisë Sociale eshte: “Një shoqëri multietnike dhe multikulturore në Kosovë, ku romët, ashkalitë dhe egjiptianët trajtohen si të barabartë nga shteti dhe shoqëria, kane qasje në të njëjtat mundësi dhe sherbime si të gjithë të tjerët, dhe dijnë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre dhe janë të autorizuar t'i ushtrojnë ato të drejta”. Vizioni i ketij projekti është një Kosovë ku burrat dhe gratë romë, ashkali dhe egjiptianë kanë një vend pune të denjitetshem si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, duke punuar me dinjitet për të siguruar te ardhura per familjet e tyre, kanë qasje dhe përdorin infrastrukturën publike cilësore dhe ku shërbimet janë të disponueshme dhe të casshme në nivel lokal; një Kosovë ku si rezultatet shëndetësore ashtu edhe jetëgjatësia e pjesetareve te komuniteteve janë duke u përmirësuar; dhe, një Kosovë ku gratë rome, ashkalike dhe egjiptiane janë më pak të shtypura dhe të nën-përfaqësuara në arsim dhe punësim dhe në sferat e tjera të jetës të jenë më të fuqizuara.

2. Arsyetimi i thirrjes:

Duke i pasur te njohura problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen qytetarët e komuniteteve në Kosove, si dhe duke i vërejtur mundësitë të cilat nuk po ju ofrohen nga institucionet përkatese Organizata Zeri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianve shtrinë fushëveprimin e sajë në programe të ndryshme të cilat prekin objektivat kyçe për integrimin dhe barazinë e komuniteteve me të gjithë qytetarët e tjerër. Duke u nisur nga këto mangësi kyçe ose më mire të themi elementare të cilat duhet ti ofrohen të gjithë qytetarëve në menyrë të barabartë Organizata Zeri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjitptianve operon me Programin e Edukimit, Punësimit, Banimit, Fuqizimin e Gruas, Antigjipsizmin si dhe ndikimin në Politikat e vendit, me shpresën se do të arrijë të integrojë dhe ofrojë kushte më të mira për komunitetet.

3. Objektivat e thirrjes:

Qëllimi i përgjithshëm i projekteve në OJQ Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve, është synimi për një shoqëri me të vërtetë multi-etnike dhe multikulturore në Kosovë, prandaj per te arritur këtë synim organizata jonë organizon aktivitete të shumta të cilat konsistojnë në favorizim të ngritjes së kapaciteteve, vetëdijes profesionale, sesioneve informuese,rëndësisë së edukimit,punësimit, fuqizimit politik dhe pavarësisë së gruas, integrimit të komuniteteve të përmendura në shoqëri duke ju referuar barazisë në të gjitha sferat e jetës.

Në kuadër të këtyre projekteve është planifikuar realizimi i disa aktiviteteve gjatë vitit 2024 të cilat do ti ofrojnë organizatës një sërë opsionesh kreative dhe për ti realizuar këto aktivitete ne kemi nevojë për bashkëpunëtorë të fushave të ndryshme siç janë:

Trajner/Ekspert ;

  • Trajner për orientimin në karrierë per studente;
  • Trajner per ngritjen e vetbesimit dhe motivimit per studime dhe suksese per student;
  • Ekspert për hartimin e platformës për monitorim dhe raportim të qendrave mësimore, bursave të nxenesve të shkollave të mesme të larta dhe studentëve;
  • Ekspert për hartimin e materialeve për historin, kulturën, preardhjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian;
  • Trajner për përgatitjen e mësimdhënësve për ligjërimin e historisë, kulturës, preardhjes dhe çështjeve sociale për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian;
  • Trajner për takimet socializuese të burrave dhe grave.
  • Ekspert për çështje të ndërimeve të vrazhda (eksperti duhet te jete i diplomuar në drejtimin e ndërtimtarisë, të ketë përvojë në llogaritje të paramasës dhe parallogarisë, kosotove efektive, të njeh mirë materialet ndërtimore, materialet e reciklueshme, të njeh çmimet e tregut).
  • Ekspert Juridik Civil për qështjet pronësore dhe ligjet në fuqi për zgjidhjen e qështjeve kontestuese te pronave te banimit.
  • Ekspert Arkitekture me përvojë në legjislaturën e planifikimit hapësinor, banimit, ndërtimit, legalizimit.
  • Ekspert i Fushës së IT-së (ECDL) për grup mosha të ndryshme 15 vite e më tutje.
  • Ekspert Lokal për mbështetjen e Ekipit ndërinstitucional për nxitjen dhe promovimin e punësimit për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Republikën e Kosovës për draftimin e planit të punës dhe rekomandimeve të tjera për institucione.
  • Ekspert për zhvillimin e një strategjie të komunikimit.
  • Trajner për ngritje të kapaciteteve të OJQ-ve.
  • Trajner për ofrim të trjanimeve dhe mentorim për biznes plane.
  • Trajner për ofrimin e mentorimit dhe trajnimeve për fuqizim politik.
  • Trajner për Trajnime të Specializuara për rritjen e punësimit të grave të komuniteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian.
  • Moderator/e për udhëheqjen dhe moderimin e eventeve.
  • Përkthyes për gjuhët: shqip, anglisht, sërbe, rome.
  • Përkthyes: Shqip -Anglisht -Shqip - Përkthyesi duhet të njoh termet juridike, pronësore, të arkitekturës dhe ndërtimit.
  • Trajner për ofrimin e trajnimeve për vajza gra në fushën e leadershipit, financa, dhe TIK.
  • Ekspert për Vlerësimin e Performancës te Ekipit ndërinstitucional për nxitjen dhe promovimin e punësimit për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Republikën e Kosovës.
  • Trajner për ofrimin e mentorimit dhe trajnimeve për fuqizim politik.
  • Trajner për Trajnime të Specializuara për Rritjen e Punësimit të grave të komuniteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian.

Dokumentacioni i kërkuar /Kushtet për aplikim

  • CV;
  • Çertifikata përkatëse të trajnimeve dhe specializimeve (e preferuar);

Kushte të përgjithshme:

  • Organizata Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve e mbanë të drejtën e ndryshimit të ofertës në bazë të kërkesës derisa të merret vendimi përfundimtar;
  • Organizata Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve e mbështetë vendimin e vetë në ofertën që i posedon përparësitë më të larta ekonomike siç mund të jetë shërbimi cilësor, por kriteri kryesor i vlerësimit është çmimi më i lirë sipas sasisë totale;
  • Organizata Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve ka të drejtën të refuzojë ndonjë ose të gjitha ofertat e pranuara nëse ato nuk i plotësojnë kriteret;
  • Ndërhyrja në këtë proces nuk është e lejuar dhe do të rezultojë në diskualifikimin e ofertës;
  • Vendimi final, nuk do të bëhet përderisa nuk kompletohen të gjitha procedurat interne të organizatës. Në rast se shërbimi do jetë sipas kërkesës së kompanisë, mund t’iu ofrohet edhe kontrata por duke mos ndryshuar çmimet e ofertës;
  • Oferta do të vlerësohet nga Komisioni i Prokurimit të Organizatës Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve në momentin e mbylljes së procesit. Gjithashtu, njoftimi do të bëhet brenda javës pas marrjes së vendimit nga Komisioni Vlerësues i Prokurimit të organizatës;
  • Organizata Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve do të bëjë transferin bankar në xhirollogarinë e specifikuar nga furnizuesi pas porosisë nga ana e organizatës për sasinë me ç ‘rast kompania do te zotohet se materialin e porositur do ta ruaj deri në kohën e përshtatshme për shfrytëzim.

Mënyra e aplikimit:

Aplikimi duhet të dorëzohet në formë të shkresës zyrtare në adresën e organizatës [email protected] deri më datë : 08/06/2024

Ju lutemi specifikoni ne subjekt titullin e aplikimit dhe Numrin e Referencës 01/2024!
Marrja në shqyrtim dhe vlerësimi i aplikimeve do të bëhet në bazë të kërkesës për bashkëpunim.

Subjekti i aplikimit

Emri i kompanisë/individit

Adresa

Emri i personit përgjegjës nga kompania

Data e Aplikimit

Kontakti (tel)

Emali

Nënshkrimi

V.V