business

Zyrtar për Transport dhe Logjistikë, Shofer Kamioni

  • star Publikuar: 25-08-2025
  • star Skadon: 25-09-2025
Kompani M3 Logistics
Kategoritë Shofer, Logjistike
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 2

KONKURS PUNE

Kompania: M3 Logistics SH.P.K.
Lokacioni: Prishtinë
Orari i punës: I plotë
Kontrata: Me kohë të pacaktuar (pas periudhës provuese)
Paga: Konkurruese, në përputhje me përvojën dhe kualifikimet

1) Zyrtar për Transport dhe Logjistikë

Përshkrimi i punës:
Planifikon, organizon dhe menaxhon aktivitetet e transportit dhe logjistikës, koordinon dërgesat, menaxhon flotën dhe dokumentacionin përkatës, siguron përputhshmëri me politikat/ligjet dhe bashkëpunon me departamentet për zinxhir furnizimi efikas.

Detyrat kryesore:

  • Planifikim dhe organizim i dërgesave të mallrave/stafit
  • Koordinim me furnitorë, shoferë dhe palët e përfshira
  • Monitorim i gjendjes dhe mirëmbajtjes së automjeteve
  • Përgatitje/mbajtje e dokumentacionit (urdhër-transport, fletë-dërgesa, etj.)
  • Analiza e performancës dhe propozim përmirësimesh
  • Sigurim i përputhshmërisë me politikat dhe ligjet në fuqi

Kualifikimet:

  • Diplomë në Menaxhim/Logjistikë/Ekonomi/Inxhinieri ose fusha të ngjashme
  • ≥ 2 vite përvojë në transport/logjistikë
  • Njohuri shumë të mira në MS Office dhe sisteme TMS/WMS (avantazh)
  • Aftësi organizative, menaxhim kohe, punë në ekip dhe nën presion
  • Patentë shoferi – kategoria B
  • Njohja e gjühës serbe dhe angleze (e folur/shkruar) – e domosdoshme

---------------------------------------

2) Shofer Kamioni

Përshkrimi i punës:
Transport i sigurt dhe në kohë i mallrave brenda/jashtë Kosovës, dorëzim sipas kërkesave logjistike, mirëmbajtje bazike e automjetit dhe respektim i procedurave/dokumentacionit.

Detyrat kryesore:

  • Transport brenda dhe/ose jashtë Kosovës sipas orarit
  • Kontroll/mïrëmbajtje bazike e gjendjes teknike të kamionit
  • Mbajtje/dorëzim i dokumentacionit (CMR, fletë-ngarkese, etj.)
  • Sigurim korrekt i ngarkesës
  • Komunikim i rregullt me logjistikën dhe raportim i vonesave/defekteve
  • Respektim i rregullave të qarkullimit dhe politikave të kompanisë

Kualifikimet:

  • Patentë shoferi kategoria C (kategoria E – përparësi)
  • ≥ 1 vit përvojë si shofer kamioni (përvoja ndërkombëtare – plus)
  • Njohje e dokumentacionit të transportit
  • Gatishmëri për udhëtime të shpeshta dhe punë jashtë orarit kur kërkohet
  • Sjellje profesionale, përgjegjësi dhe përkushtim

Aplikimi

Dërgoni CV-në (dhe, nëse keni, letrën e motivimit) në: [email protected]
Subjekti i emailit:

  • Aplikim – Zyrtar për Transport dhe Logjistikë ose
  • Aplikim – Shofer Kamioni

Shënim: Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. Të gjitha aplikimet trajtohen me konfidencialitet.

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu