Kompani
BPB - Banka për Biznes
Kategoritë
Bankë
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prizren
Shikime
1262
Këshilltarë për klientë biznesi për NVM (m/f)
Kompetencat
- Diplomë universitare (preferohet Bachelor në Ekonomi, Menaxhment apo të ngjashme);
- Tri (3) vite përvojë pune, përvoja në sektorin bankar përbënë avantazh;
- Aftësi të shkëlqyeshme të shitjes dhe prezantimit;
- Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit;
- Nivel mesatar i Gjuhës Angleze.
Përshkrimi i vendit të punës:
- Është përgjegjës për P&L e fushës të cilën e menaxhon;
- Realizon targetet e përcaktuar në baza mujore, tremujore dhe vjetore;
- Përgatitë raporte për pjesën e fushës që është përgjegjës;
- Identifikon klientët potencial për kreditë e bizneseve (NVM) përmes promovimit të ofertës kreditore;
- Atakon klientë te ri duke shfrytëzuar informata të ndryshme nga klientët ekzistues apo gjen forma tjera;
- Monitoron trendet dhe zhvillimet e tregut;
- Mbledh, analizon dhe verifikon informatat që lidhen me kredi kërkuesin;
- Përpilon dhe analizon pasqyrat financiare dhe vlerëson riskun e kredisë;
- Menaxhon/monitoron në mënyrë cilësore kualitetin e portfolios për klientët e biznesit të NVM;
- Menaxhon/monitoron me sukses ciklin e ri të pagesave mujore të kredive të aprovuara;
- Përpilon dosjet kreditore në përputhje me procedurat dhe dokumentet tjera zyrtare;
- Organizon të gjitha dokumentet sipas politikave, procedurave dhe dokumenteve tjera zyrtare;
- Respektimi i përgjegjësive dhe obligimeve për të parandaluar pastrimin e parave;
- Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së Mbikëqyrësit Direkt.
Procedura e aplikimit:
Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.
Afati i aplikimit është deri me datë: 22 shtator 2023.