
Titulli i Pozicionit: Menaxher Shitjesh
Departamenti: Shitje & Marketing
Vendndodhja: Skenderaj, Kosovë
Raporton te: Drejtori i Fabrikës
Orari i punës: Full-time
Tekno-Konstruksion ne kuader te aktivitetit te tij te ri, është në kërkim të një Menaxher Shitjesh energjik dhe me përvojë, i cili do të udhëheqë strategjitë e shitjes, do të zgjerojë rrjetin e klientëve dhe do të kontribuojë në rritjen e qëndrueshme të kompanisë.
Detyrat kryesore:
- Zhvillimi dhe zbatimi i strategjisë së shitjes në tregun vendor dhe rajonal.
- Identifikimi dhe sigurimi i klientëve të rinj.
- Mbajtja dhe forcimi i marrëdhënieve me klientët ekzistues
- Negocimi i kontratave dhe kushteve të shitjes.
- Monitorimi i tregut, konkurencës dhe analizimi i mundësive të reja të biznesit.
- Përgatitja e raporteve mujore mbi performancën e shitjes dhe parashikimet.
Kërkesat:
- Përvojë e mëparshme si menaxher shitjesh, preferohet në industri prodhuese ose materiale ndërtimi.
- Njohuri të mira të tregut kosovar dhe rajonal.
- Diplomë universitare në Menaxhim Biznesi, Marketing ose fusha të ngjashme.
- Aftësi të shkëlqyera në komunikim, negocim dhe ndërtim marrëdhëniesh.
- Orientim drejt rezultateve dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur.
- Njohuri shumë të mira kompjuterike (MS Office).
- Njohja e gjuhëve të huaja (anglisht/serbisht) përbën avantazh.
Çfarë ofrohet:
- Pakete shperblimi konkurruese.
- Mundësi zhvillimi professional.
- Ambjent pune dinamik dhe mbështetës.
- Pjesë e një kompanie në rritje dhe me perspektivë afatgjatë.
Kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-në në adresën [email protected] deri më datë 30/09/2025 ora 17:00.
Sigurohuni që të përfshini “Menaxher Shitjesh” në subjektin e emailit.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë
Apliko shpejtë përmes sistemit!