
KONKURS PUNË
Pozita: Asistente në Logjistikë
Vendi: Gjilan
Kompania: RC COLA - Royal Beverage LLC
Periudha e Konkursit: 05.03.2025 - 21.03.2025
Përshkrimi i Kompanisë:
Royal Beverage është një kompani prodhuese e pijeve freskuese, e njohur për brandet e saj të njohura amerikane si RC Cola me shijet e saj, pijën energjike RedRain, çajin e ftohtë Frostea Peach dhe ujin me shije limoni Royal Water.
Produktet tona janë në rritje të vazhdueshme dhe ne jemi të pranishëm në industrinë e prodhimit për më shumë se tre dekada.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Menaxhimi i proceseve logjistike të kompanisë
- Organizimi dhe koordinimi i dërgesave dhe furnizimeve
- Monitorimi i inventarit dhe raportimi për gjendjen e tij
- Komunikimi me furnizuesit dhe klientët për sigurimin e fluksit të mallit
- Mbështetje administrative për ekipin e logjistikës
- Zbatimi i procedurave dhe rregullave të brendshme të kompanisë
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në fushën e Ekonomisë
- Përvojë e mëparshme në pozita të ngjashme është përparësi
- Aftësi të mira organizative dhe komunikative
- Njohuri të mira të programeve kompjuterike (MS Office)
- Aftësi për të punuar në grup dhe nën presion
Përfitimet:
- Mundësi zhvillimi dhe rritjeje profesionale
- Ambient i motivuar dhe dinamik pune
Si të aplikoni:
Dërgoni CV-në tuaj të plotësuar dhe një letër motivimi në adresën tonë të email-it: [email protected]
Afati i fundit për aplikim: 21.03.2025
Mos e humbisni mundësinë për të u bashkuar me ekipin e Royal Beverage dhe për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të kompanisë!