business

Shofer për transport ndërkombëtar - Kategoria “CE”


Ruaj
  • star Publikuar: 14-05-2026
  • star Skadon: 28-05-2026
Kategoritë Logjistike, Shofer
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

Ndërmarrja Importuese dhe Shpërndarëse “Kosmonte Foods Sh.p.k.”, me seli në: Rr. e Antenës, Harilaq, Fushë Kosovë, Tel: +383 (0) 38/733- 377 shpall konkurs për poziten:

Pozita: Shofer për transport ndërkombëtar - Kategoria “CE”

Departamenti: Logjistikë

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

  • Transporton mallrat sipas orarit të përcaktuar përmes transportit rrugor nga Kosova në Europë dhe anasjelltas;
  • Kujdeset që të ketë dokumentacionin përkatës për secilen ngarkesë;
  • Zbaton planin e ngarkesave sipas udhëzimeve të koordinatorit;
  • Mirëmban mjetet e punës.

Kualifikimet e kërkuara

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar shkollën e mesme;
  • Të posedoj patent shofer kategorinë CE obligative;
  • Të posedoj Kualifikimin/Karten CPC;
  • Përvoj pune e preferueshme;
  • Aftësi për punë të pavarur dhe përgjegjësi profesionale;
  • Aftësi të mira organizative dhe ndërpërsonale.
  • Aftësi të mira komunikuese, i/e vemendshëm në detaje;

Orari i punes: I plotë

Bashkohuni me një ekip shumë të motivuar me një mjedis pune të hapur dhe komunikues.

Kosmonte Foods Sh.p.k është kompani e përkushtuar në ofrimin e një ambienti sa më të përshtatshëm për punë ku ka të organizuar mbulueshmërinë e transportit, shujtes ditore si dhe sigurimit shëndetësor andaj inkurajojmë që të aplikojnë të gjithë ata të cilet plotësojnë kushtet e lartëcekura.

Kandidatët e interesuar që plotësojnë kushtet sipas pozitës, të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre me dokumentacionin relevant në posten elektronike:

[email protected]

ose të kontaktojnë në numrin e telefonit:

+383-49-992-321

Në subjekt duhet të shënohet Pozita për të cilën aplikoni.

Kandidatët të cilët plotësojnë kushtet e kërkuara për tu bërë antarë ekipi, do të kontaktohen për intervsitë.

Konkursi mbetet i hapur deri me 28/05/2026.

Për më tepër informacione rreth Ndërmarrjes Kosmonte Foods, mund të kërkoni në website-in: www.kosmontefoods.com

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu