ALMA KOS SH.P.K.
Mirret me shitjen e produkteve konditorike dhe higjenike dhe bën distribuimin e disa brendeve në Kosovë.
Shpall konkurs për: 2 Komercialistë për terrenin e Gjilanit
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Arritja e objektivave mujore të caktuara.
- Vizita të rregullta te klientët sipas planit të vizitës.
- Prezantimi i produkteve të kompanisë.
- Përgjegjës për plotësimin e qëllimeve të caktuara dhe zhvillimin e marrëdhënieve me klientët në territorin e caktuar.
- Respektimi i politikave dhe procedurave të kompanisë.
- Gatishmëria për të punuar nën presion nga menaxhmenti për arritjen e qëllimeve të kompanisë.
Kualifikimet e kërkuara:
- Minimum shkolla e mesme e përfunduar.
- E obligueshme të ketë përvojë pune (specifikoni punën e mëparshme).
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi në të folur dhe në të shkruar.
- Aftësi të mira negociimi dhe bashkëpunimi me stafin.
- Patente shoferi – Kategoria B (e obligueshme).
- Të jetë banues i rajonit të Gjilanit.
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre, së bashku me një fotografi, në adresën e emailit: [email protected]
Ose mund të kontaktoni në numrin: 044/442-022.
ALMA KOS SH.P.K
Konjuh, Lipjan, Kosovë