business

MEKANIK

  • star Publikuar: 22-05-2025
  • star Skadon: 30-05-2025
Kompani Fluidi Group
Kategoritë Mekanik
Vendi i punës Gjilan
Numri i pozitave 1

KONKURS PËR POZITËN – MEKANIK (automjete dhe kamionë)

Lokacioni: Velekincë – Gjilan

Kompania: Fluidi Group LLC

Përshkrimi i pozicionit:

Fluidi Group LLC është në kërkim të një Mekaniku me pervojë për servisimin dhe mirëmbajtjen e automjeteve dhe kamionëve të flotës së kompanisë. Pozita është e përshtatshme për kandidatë me përvojë praktike në diagnozën dhe riparimin e automjeteve komerciale dhe të tonazhit të rëndë. Mekaniku do të jetë përgjegjës për sigurinë teknike dhe funksionalitetin e rregullt të flotës transportuese.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • • Servisimi i rregullt dhe mirëmbajtja parandaluese e automjeteve dhe kamionëve të kompanisë.
  • • Diagnozimi i defekteve mekanike dhe riparimi i tyre në kohë të arsyeshme.
  • • Kontrollimi dhe zëvendësimi i pjesëve të dëmtuara ose të konsumit.
  • • Raportimi i defekteve më serioze dhe koordinimi me menaxhmentin për ndërhyrje të jashtme nëse kërkohet.
  • • Mbajtja e evidencës së ndërhyrjeve dhe servisimeve për secilin automjet.
  • • Kujdesi për mjetet e punës dhe standardet e sigurisë në garazh.

Kualifikimet e kërkuara:

  • • Së paku 2 vite përvojë pune në servis automjetesh ose kamionësh.
  • • Aftësi të mira në diagnostikimin dhe zgjidhjen e problemeve teknike.
  • • Njohuri të përgjithshme mbi sistemet motorike, elektrike dhe hidraulike.
  • • Aftësi për punë në mënyrë të pavarur dhe nën presion kohor.
  • • Ndjeshmëri ndaj sigurisë teknike dhe përgjegjësi për cilësinë e punës.

Si të aplikoni:

Të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë CV-në në email adresën: [email protected] , duke specifikuar në subjektin e emailit: Aplikim për Pozitën Mekanik.

Afati i aplikimit:

Konkursi është i hapur nga 22.05.2025 deri më 30.05.2025.

Fluidi Group LLC ofron kushte konkurruese pune dhe mundësi për zhvillim profesional, si dhe garanton mundësi të barabarta punësimi për të gjithë aplikuesit që përmbushin kriteret.