
Titulli i Pozicionit: Jurist/e Departamenti: Ligjor / Administratë
Raporton te: Administratori i Kompanisë / Drejtori i Përgjithshëm
Orari i punës: Full-time
Tekno-Konstruksion është në kërkimtë një Juristi, i cili do të jetë përgjegjës për ofrimin e mbështetjes ligjorenë të gjitha aspektet e veprimtarisë së kompanisë. Ai/ajo do të kujdeset që marrëdhëniet kontraktuale dhe veprimet administrative të jenë në përputhjeme ligjet në fuqi, duke garantuar sigurinëligjore dhe funksionimin pa pengesa të aktivitetit prodhues dhe tregtar.
Detyrat Kryesore:
- Harton, rishikon dhe menaxhonkontratat me furnitorë, klientë, transportues, si dhe kontratapër shërbime të ndryshme lokale;
- Siguron që të gjitha veprimet dhe marrëdhëniet e kompanisë të jenë në përputhje me legjislacionin në fuqi, sidomos në fushat e të drejtës civile, tregtare, administrative dhe të punës;
- Menaxhon dokumentacionin ligjor të shoqërisë: licencatë aktivitetit, autorizime për përdorim të mjeteve të rënda, leje mjedisore dhe të shfrytëzimit të gurores;
- Koordinon çështjet pronësoreqë lidhen me truallin, lejet e ndërtimit, regjistrimet dhe legalizimet;
- Përfaqëson kompaninë pranë autoriteteve vendore, bashkive, zyrave të regjistrimit të pasurisë, noterisë dhe institucioneve të tjera publike për çështje operative dhe dokumentacion zyrtar;
- Mbështet menaxhmentin me opinione ligjorepër trajtimin e çështjeve me punonjësit ose palët e treta;
- Përgatit dhe ndjek procedurat ligjore për mbledhjen e borxheve nga klientët, kur është e nevojshme, në bashkëpunim me departamentin financiar;
- Monitoron ndryshimet në legjislacionin lokal dhe qendrorqë mund të ndikojnë aktivitetin prodhues apo tregtar të kompanisë dhe raporton te administratori për masat përkatëse.
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në Drejtësi;
- Minimumi 3 vite eksperiencë pune në fushënligjore, përparësi eksperienca në sektorë industrialë, prodhim apo tregti të mallrave;
- Njohuri shumë të mira të legjislacionit civil,tregtar, të punës, administrativ dhe të mjedisit;
- Aftësi për të hartuar, negocuardhe analizuar kontratadhe marrëveshje të natyrës operacionale;
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe përfaqësimi;
- Aftësi organizative dhe për të menaxhuar disa procese paralelisht;
- Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office;
- Integritet i lartë profesional dhe aftësi për të ruajturkonfidencialitetin.
Çfarëne ofrojmë:
- Pagesë konkurruese dhe e përshtatur me përvojën;
- Ambient pune profesional dhe dinamik;
Procesi i përzgjedhjes:
Kandidatëte interesuar të dërgojnë CV-në në adresën [email protected] deri më datë 15/09/2025 ora 17:00. Sigurohuni që të përfshini “Jurist” në subjektin e emailit.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.
Apliko shpejtë përmes sistemit!