business

Zyrtar për Siguri


Ruaj
  • star Publikuar: 13-01-2026
  • star Skadon: 22-01-2026
Kategoritë Sigurim Fizik
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

Shield Recruitment & HR kërkon Zyrtar për Siguri (1 vend pune) për klientin e saj, një ndër institucionet më të mëdha dhe të konsoliduara bankare në vend.

Vendi i punës: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Organizon, koordinon dhe mbikëqyrë aktivitetet e sigurimit dhe sistemin e sigurimit në nivel të Bankës;
  • Harton planin vjetor dhe planet tjera periodike të sigurimit të Bankës: për të gjitha degët dhe nëndegët dhe përcjellë realizimin e tij;
  • Është përgjegjës për menaxhimin e krizave dhe për metodologjinë e planifikimit në rastet emergjente;
  • Është përgjegjës për funksionimin e të gjitha sistemeve të sigurimit: të video incizimit, alarmit kundër vjedhjes dhe zjarrit, etj. dhe kujdeset që mirëmbajtja e këtyre sistemeve të bëhet nga subjektet e specializuar dhe në kohën e duhur;
  • Mban kontaktet me personin përgjegjës të kompanisë së kontraktuar për sigurimin fizik të objekteve dhe e bën mbikëqyrjen e vazhdueshme të njësive të sigurimit në të gjitha objektet e Bankës;
  • Mban kontaktet me personin përgjegjës të kompanisë së kontraktuar për TPG për kordinimin e transportit të parave të gatshme;
  • Mban kontakte dhe bashkëpunon me autoritetet shtetërore të sigurimit;
  • Organizon dhe i jetëson trajnimet me përgjegjësi nga sfera e sigurimit;
  • Menaxhon dhe është përgjegjës për aktivitetet e parandalimit dhe mbrojtjes kundër zjarrit dhe sigurisë në punë;
  • Raporton në mënyrë të rregullt për aktivitetet e sigurimit të Bankës;
  • Mban kontakte të vazhdueshme me kompaninë për sigurimin objekteve të bankës;

Kualifikimet:

  • Fakulteti Juridik ose i ngjashëm
  • Mbi 2 vite përvojë pune, preferohet përvojë në Menaxhim
  • Preferohet njohja e Gjuhës Angleze
  • Njohja e punës me kompjuterë
  • Aftësi organizative dhe menaxhuese
  • Aftësi analitike

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/deri me datë 22 Janar 2026 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.