IBAS sh.a. është duke zgjeruar transferet e parasë edhe me shërbimin SEPA. Kjo nënkupton se transferet e parasë nga shtetet e zonës ekonomike evropiane në Kosovë dhe anasjelltas për klientët e IBAS do të kryhen brenda disa sekondave. Për ta zhvilluar dhe menaxhuar këtë veprimtari IBAS sh.a. shpallë konkurs për:
SPECIALIST/E PËR SHITJE DHE ZHVILLIM BIZNESI PËR TRANSFERE TË PARASË
Detyrat dhe përgjegjegjësitë kryesore:
- Identifikimi i mundësive të reja të biznesit;
- Ndërtimi i marrëdhënieve me klientët;
- Zhvillimi i strategjisë së shitjes dhe zhvillimit të biznesit;
- Implementimi në praktikë i strategjisë dhe planit të veprimit;
- Mbledhja dhe raportimi i të dhënave;
- Zgjerimi, trajnimi dhe mentorimi i stafit të shitjes;
- Të tjera, të natyrës së funksionit që mban.
Kriteret e përzgjedhjes:
- Mbi tre vjet përvojë pune në shitje
- Kualifikim shkollor, Bachelor në fushat që mbulojnë poziten;
- Aftësi të buta dhe analitike;
- Njohje e gjuhës angleze ose gjuhes gjermane.
Aplikimi bëhet duhet dërguar CV dhe një letër motivuese (jo standarde) se pse duhet të iu punësojmë në pozitën për të cilen aplikoni në [email protected] para datës 25 janar 2023.