Kompani
EMC Group SH.P.K.
Kategoritë
Administratë
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Vushtrri
Shikime
1431
K O N K U R S P U N E
POZITA: Supervizer (1 Pozitë)
KOMPANIA: “EMC Group” SH.P.K.
Punët dhe detyrat janë:
- Përgjegjës për prezentimin dhe promovimin e programeve të kompanisë në treg;
- Udhëheq dhe kontrollon ekipin e komercialistëve dhe ekipin e ambulantivёs;
- Nё baza ditore kontakton me komercialistë dhe me ekipin ambullantiv;
- Përgjegjës për prezentim tё denjë të kompanisë dhe të produkteve para blerëseve;
- Mban rregullisht kontaktet me blerësit dhe kontakton blerësit e ri potencial;
- Kontrollon vendosjen e çmimeve te mallit në pozita primare dhe sekondare;
- Obligohet që të përcjell afatet e produkteve nё treg dhe tё bëjë zbritjen e produkteve apo kthimin e tyre sipas rregullores së kthimeve të kompanisë;
- Përgjegjës për zbatimin e procedurave tё kthimit tё mallit;
- Raporton mbi punën e tij eprorit si dhe ofron ide të reja në zhvillimin e punës dhe rritjen e efikasitetit;
- Detyra shtesë të kërkuara nga punëdhënësi në fushën përkatëse.
Kualifikimet:
- Përparësi të ketë të përfunduar fakultetin;
- Përparësi të ketë përvojë pune në punë të njëjtë apo të ngjajshme;
Dokumentet e kërkuara:
- Formulari për aplikim (Aplikacionet mund të merren në objektin e “Emona Center” sh.p.k.)
- CV së bashku me dokumentet mbështetëse.
Të interesuarit/at mund të dërgojnë aplikacionet me dokumentet mbështetetëse në objektin e “Emona Center” sh.p.k. në adresën rr. “Dëshmorët e Kombit”, pn. në Vushtrri (apo edhe përmes emailit [email protected]).
Aplikimi është i hapur nga data 09.11.2022 deri me datë 24.11.2022.