business

Menaxher Restorani (4), Pasticer (3), Kamariere (5)

  • star Publikuar: 04-10-2024
  • star Skadon: 04-11-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Gastronomi dhe Hoteleri
Numri i pozitave 12
Vendi i punës Fushë Kosovë
Shikime 3123

Njoftim për Konkurs

Pozita: Menaxher Restorani (4 vende të lira),
Pozita: Pasticer (3 vende të lira),
Pozita: Kamariere (5 vende të lira).

Kompania jonë po kërkon profesionistë të motivuar dhe të talentuar për të u bashkuar me ekipin tonë të shkëlqyer.

Kërkesat për Menaxher Restorani:

  • Eksperiencë në menaxhimin e restoranteve,
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe lideri,
  • Njohuri mbi menaxhimin e stafit dhe financave,
  • Të jetë i organizuar dhe të ketë aftësi për të punuar nën presion.

Kërkesat për Pasticer:

  • Eksperiencë në përgatitjen e ëmbëlsirave dhe pasteve,
  • Kreativitet dhe pasion për gatimin,
  • Njohuri mbi teknikat dhe standardet e sigurisë ushqimore.

Kërkesat për Kamariere:

  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe përkushtim ndaj shërbimit të klientit,
  • Eksperiencë e mëparshme në shërbimin e tavolinës është përparësi,
  • Të jetë e gatshme për të punuar në turne të ndryshme.

Si të aplikoni:

Të gjitha aplikacionet duhet të dërgohen në adresën tonë të emailit [[email protected] ] apo edhe përmes numrit të telefonit 048 100 036.

Ne Ofrojmë:

  • Pagë konkurruese nga 380€ deri në 700€, varësisht nga përvoja dhe performanca,
  • Kontratë pune sipas ligjeve të Republikës së Kosovës,
  • Sigurimi pensional,
  • Sigurim shëndetësor,
  • Ambient pune miqësor dhe profesional,
  • Mundësi për avancim dhe zhvillim profesional.

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu