business

Shtëpiak

  • star Publikuar: 01-09-2022
  • star Skadon: 05-09-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Arsim&Edukim
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 812

INSTITUCIONI PARASHKOLLOR “CICËRIMAT”

Në bazë të Nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr. 90/2010), IP “CICËRIMAT” – Prishtinë shpallë: 

K O N K U R S i jashtëzakonshëm

Shtëpiak – 1 pozitë

Detyrat dhe përgjegjësitë e punës për Shtëpiak 

  • Përkujdeset për sanimin dhe mirëmbajtjen e inventarit të IP-së; 
  • Përkujdesjet për mirëmbajtjen e gjërave teknike të energjisë elektrike; 
  • Përkujdeset për sanimin e prishjeve teknike në objektin e IP-së;
  • Kryen edhe detyra të tjera, të caktuara nga drejtori i IP-së.
  • Përkujdesjet për mirëmbajtjen e ngrohtores se kopshtit

Kriteret e përzgjedhjes për Shtëpiak:

  • Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
  • Të kenë të kryer arsimin e mesëm; 
  • Të kenë së paku 1 vjet përvojë pune përkatëse.

Aplikacioni i kompletuar duhet të ketë këto dokumente:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar (merret në Institucionin parashkollor „ Cicërimat“ në Lagjen Kalabria, Rruga ,,JON,, , Prishtinë)
  • Dokumentet personale (kopje e letërnjoftimit ose pasaportës); - Diploma e kualifikimit; -
  • Dëshmi të përvojës së punës.

Sqarime shtesë:

  • Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistomi.
  • Mosplotesimi i saktë dhe i qartë i formularit të aplikimit, aplikacionet e pa kompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.
  • Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata , të cilkat janë të dëshmuara me dokumente ( jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi ). Personat të cilët kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuar diplomat nga MASHT.
  • Për intervistë do të ftohen vetëm 5 kandidatët të cilët i plotësojnë më së miri kushtet sipas konkursit dhe legjislacionit në fuqi.

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Konkursi mbetet i hapur  dite nga dita e shpalljes se konkursit në mjetet e informimit publik, duke filluar nga data e publikimit më  01.09.2022 deri më 05.09.2022.

Aplikacioni i kompletuar me të gjitha dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohet në Institucionin Parashkollor “ Cicërimat” në lagjen Kalabria, Rruga “JON” Prishtinë