Kujdestar i Kafshëve (m/f/d)
Orar të plotë / 40 orë në javë / Fshati Mramor, Prishtinë, Kosovë
FOUR PAWS është organizatë globale e mirëqenies së kafshëve, për kafshët të cilat janë nën ndikimin e drejtpërdrejtë të njeriut, e cila zbulon vuajtjet, shpëton kafshët në nevojë dhe i mbron ato. Zbuloni më shumë rreth fushatave dhe projekteve tona të qëndrueshme në www.four-paws.org .
Dëshironi të kontribuoni për diçka domethënëse dhe të punoni me ne përgjatë misionit tonë? Ky është shansi juaj. Ne po kërkojmë njerëz të përkushtuar për të pasuruar në ekipin tonë.
Kontributi juaj do të jetë
- Sigurimi i kujdesit të përshtatshëm për kafshët që qëndrojnë në PYLLIN E ARINJVE Prishtina si dhe ndjekja e praktikave të duhura të menaxhimit
- Monitorimi i sjelljes së kafshëve për qëllime të mundshme socializimi
- Monitorimi dhe dokumentimi i shëndetit të kafshëve dhe çdo ndryshimi në sjellje
- Mbështetja e masave dhe procedurave veterinare, sipas nevojës
- Mbështetja në rritjen e kafshëve të reja, sipas nevojës
- Pjesëmarrja dhe mbështetja e transferimit të sigurt të kafshëve në dhe nga strehimorja
- Kontrollimi i furnizimit me ushqim, duke përfshirë fletë-dërgesat, për të siguruar sasinë dhe cilësinë e duhur të ushqimit
- Shkrimi i raporteve të përditshme nga vëzhgimet e kontrollit (sjellja, anomalitë, sëmundjet dhe simptomat e arinjve)
- Mbështetje me fotografimin e arinjve për përmbajtje në mediat sociale dhe ofrimin e historive interesante rreth arinjve
- Respektimi i të gjitha udhëzimeve për sigurinë, planit të alarmit, udhëzimeve të punës dhe rregulloreve të tjera
- Këshillimi i menaxhimit të lartë për çdo ngjarje teknike të sigurisë ose dëmtimeve relevante si çështje me gardhe elektrike, ndriçimin e emergjencës, energjinë elektrike, sistemin e alarmit, agregatët e energjisë etj.
- Prerja e degëve të pemëve, heqja e barërave dhe prerja e barit afër gardheve dhe hapësirave të kafshëve
- Heqja e degëve dhe pemëve të rëna
- Mbështetja me koordinimin dhe organizimin e vizitorëve të përditshëm në strehimore
Profili i kërkuar
- Eksperiencë e mëparshme pune si kujdestar i kafshëve
- Patentë shoferi është një plus
- Aftësi bashkëpunimi
- Pasion i madh per mirëqenien e kafshëve, vizionin dhe misionin FOUR PAWS
Oferta jonë përfshin
- Mundësinë për të kontribuar vërtet në mirëqenien globale të kafshëve
- Një ekip shumëkombësh me frymën e të qenit NJE FOUR PAWS
Bashkohuni me ekipin tonë të pasionuar për të bërë një ndryshim për kafshët. Aplikoni me letrën tuaj motivuese dhe CV-në në shqip ose anglisht sot përmes:
Znj. Fitore Berisha
F&A Specialist PYLLI I ARINJVE Prishtina
Email: [email protected]
Telefon: +383 44 609 049
Ne zbulojmë, shpëtojmë dhe mbrojmë kafshë unike nga shumë lloje të ndryshme përmes ndryshimeve sistemore dhe duke krijuar mjedise të përshtatshme për speciet në strehimoret tona.
Ne i vlerësojmë dallimet e kolegëve tanë dhe përpiqemi të krijojmë një mjedis gjithëpërfshirës, sepse besojmë se vetëm duke punuar së bashku mund të avancojmë mirëqenien e kafshëve në mbarë botën. Ne vlerësojmë diversitetin, barazinë dhe përfshirjen, dhe inkurajojmë fuqimisht kandidatët nga të gjitha prejardhjet dhe përvojat që të aplikojnë. Kjo përfshin, por nuk kufizohet vetëm në, individë me përvoja të ndryshme jetësore, identitete racore, origjina kombëtare, fe, prejardhje socio-ekonomike, mosha, orientime seksuale, identitete dhe shprehje gjinore, si dhe persona me aftësi të kufizuara. Ne mirëpresim të gjithë ata që duan të mbështesin misionin tonë. Ju lutemi kontaktoni [email protected] nëse keni nevojë për ndihmë gjatë aplikimit për këtë pozitë.
Të gjithë personat e interesuar ftohen të dorëzojnë aplikimet e tyre për këtë pozitë. Ju lutemi vini re se, në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, zotërimi i një leje pune të vlefshme për vendin përkatës ose kualifikimi për ta marrë atë është kërkesë për këtë pozitë para fillimit të punësimit.
Apliko shpejtë përmes sistemit!