business

Agjent për shitje ambulantive, Merchandiser/e

  • star Publikuar: 05-10-2022
  • star Skadon: 14-10-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Sole Kosova
Kategoritë Shitje
Numri i pozitave 2
Vendi i punës Fushë Kosovë
Shikime 2333

Sole Kosova, shpk. Fushë Kosovë, rruga Nëna Tereze. Nr. i biznesit 810492629, është kompani që merrët me prodhimin dhe shitjen e produkteve të mishit, pemëvë dhe perimeve. Vepron në bazë të parimeve të qeverisjes korporative dhe është punëdhënës i besueshëm dhe atraktiv, qëllimi i së cilës është shtimi i prezencës së saj në treg.

Në harmoni me politikat e veta, Kompania Sole Kosova sh.p.k shpall

Konkurs publik

Pozita: Agjent për shitje ambulantive (1 pozitë)

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Përgjegjës për e mallit të programit për të cilin punon në bazë të planit të caktuar nga menaxheri;
  • Mban evidencë financiare ditore për vlerën e mallit të pranuar nga depoisti dhe të shitur në terren;
  • Bën përgatitjet para daljes në terren, vendos qëllime SMART për secilën vizitë dhe përcakton prioritetet gjatë vizitave;
  • I përmbahet planit ditor të vizitave (rout planit të cilin e merr nga mbikëqyrësi).
  • Është i obliguar të kryej pesë hapat e shitjes 1) prezantimin, 2) kontrollin e stokut (sasinë, kushtet e përgjithshme, afatin e mallit; 3) prezantimin e shitjes (analizën e nevojave, shitjen e benefiteve, tejkalon pengesat, bën mbylljen), 4) merchandasing (pozicionimin e mallit, hapësirë dhe dukshmëri maksimale, 5) raportimin.
  • Kujdeset për respektimin reciprok të kontratës për shërbimin.

Kualifikimet e kërkuara

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, diploma universitare është përparësi;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
  • Të jenë të pajisur me minimum patentë shofer të kategorive B;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës; Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.
  • Të ketë aftësi të menaxhimit të punës në presion.
  • Fleksibil në caktimin e rajoneve.

Merchandiser/e (1 pozitë)

Detyrat dhe kriteret:

  • Zbaton Planin e vizitave tё aprovuar nga ana e eprorit të drejtëpërdrejtë;
  • Kontrollon mallin dhe prezencën e artikujve nëpër pikat shitëse;
  • Rregullon shtandin ku është vendosur malli;
  • Komunikon me përgjegjësit e pikave shitëse;
  • Bën palimin e mallit sipas kriteriumeve;
  • Kontrollon dukjen e mallit;
  • Kontrollon çmimet, peshën, afatet e produkteve;
  • Promovon mallin;
  • Për ecurinë e punës njofton eprorin e vet;
  • Bashkëpunon ngushtë me komercialistin;
  • Kontrollon vendosjen e çmimeve te mallit nё pozita primare dhe pozita sekondare;
  • Ёshtё përgjegjës pёr prezantim tё denjë tё kompanisë;
  • Kryen edhe pune tjera sipas nevojës.

Kualifikimet e nevojshme të kandidatit të mundshëm:

  • Aftësi organizative
  • Posedimi i patent-shoferit minimum kategoria B është i domosdoshëm
  • Tё jetë sistematik
  • Njohja e pakos MS OFFICE
  • Tё jetë komunikativ dhe kreativ
  • Të ketë të përfunduar së paku shkollimin e mesëm. Posedimi i qualifikimit universitar është përparësi.

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në në e-mail adresën: faton.bujupi@solekosova.com; Pas përzgjedhjes fillestare nga kandidatët potencial mund të kërkohet vërtetimi që nuk është nën hetime.

Paga është konkurruese dhe e negociushme!

Vendi i punës: selia e kompanisë – Fushë Kosovë.

Konkursi është i hapur deri më 14.10.2022, në orën 17.

Vetëm kandidatët nga lista e ngushtë do të kontaktohen!