
SHPALLJE PËR SHITJEN E AUTOMJETEVE
Mundësi blerjeje e automjeteve me para të gatshme, si dhe përmes linjës kreditore, sipas kushteve dhe politikave të Institucionit Mikro Financiar START.
START, shpall shitjen e gjashtë (6) automjeteve në pronësi të saj, të cilat janë në gjendje shumë të mirë teknike dhe operative. Shitja do të realizohet përmes procedurës së ofertimit me zarfe të mbyllura, në përputhje me parimet e transparencës dhe të konkurrencës.
Lista e automjeteve për shitje:
* Audi A4, S-Line 30TDI S-tronic – 79.400 KM, (v. prodhimit: 12/2019)
* Audi Q5, 2,0 TDI, Quattro S-tronic Business Sport – 124.694 km, (v. prodhimit: 08/2020)
* Golf 7, Highline 2.0 TDI, DSG-Automatic – 209,200 KM, (v. prodhimit:10/2019)
* Audi A4, 35 (2.0) TDI – 129,980 KM, (v. prodhimit: 02/2019)
* Tiguan, Style 2.0 TDI, 4 Motion DSG-Automatic – 126,680 KM, (v. prodhimit: 05/2021)
* Audi A6, 45 (3.0) TDI 231 kf Quattro – 145,350 KM, (v. prodhimit: 08/2019)
Ku mund t’i shihni Automjetet?
Lokacioni: https://maps.app.goo.gl/u9U21UAYyzQvzkBT6 (rrethi i parafundit para rrethit të Prishtina Mall, pra rrethi te KFC)
Periudha: prej 4 Gusht – 14 Gusht | prej orës 09:00 – 17:00 (gjatë kësaj periudhe mund të shihen veturat fizikisht)
Si të aplikoni?
Të gjithë personat fizikë apo juridikë që dëshirojnë të marrin pjesë në ofertim, duhet të dorëzojnë ofertën e tyre të shkruar në zarf të mbyllur, në adresën e mëposhtme:
Institucioni Mikro-financiar START | Rruga Ereniku Nr. 16 | lagja Kalabria | Prishtinë
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave: 15 Gusht 2025, ora 15:30
Lokacioni ku fizikisht duhet të dërgohen ofertat në zarfet e mbyllura: https://maps.app.goo.gl/YaXioCpzidYE7UdFA (afër stacionit të autobusëve dhe hotel Nartel)
Informacione të tjera:
* Zarfet me formate të përgatitura për plotësim nga ana juaj, i gjeni tek lokacioni ku janë automjetet e ekspozuara si dhe mund ta shkarkoni për plotësim në linkun: https://drive.google.com/.../162xVtMIWLdylDwSDptM.../view...
* Zarfi duhet të përmbajë: Emrin dhe mbiemrin (ose emrin e kompanisë), nr. e telefonit, automjetin për të cilin aplikohet, nënshkrimin për vërtetësinë e informatave, shumën e ofertuar (€), si dhe mënyrën e blerjes (me para të gatshme; apo përmes linjës kreditore)
* Blerja përmes linjës kreditore, nënkupton llogaritjen shtesë (mbi çmimin e ofertuar) të shërbimeve kreditore sipas politikave dhe procedurave të START-it. D.m.th. çmimit të ofruar i shtohen edhe kostot e shërbimeve kreditore.
* Nëse zgjidhni opsionin me këste, 20% e shumës së blerjes, duhet të parapaguhet, ndërsa pjesa tjetër prej 80% do të financohet në formë kreditore
* Ofertuesit të cilët nuk i plotësojnë kushtet për shitjen përmes linjës kreditore do të refuzohen.
* Përparësi do të kenë ofertuesit me çmimin më të lartë të ofruar me para të gatshme.
* Vetëm ofertat e dorëzuara në kohë dhe në mënyrë të saktë dhe të mbyllura do të merren në konsideratë.
* Vetëm ofertuesit e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Shitja në para të gatshme bëhet vetëm përmes transaksionit bankarë.
Aplikoni me kohë dhe mos e humbisni mundësinë për të blerë një veturë cilësore!