Kompani
Shield Recruitment & HR
Kategoritë
Gastronomi dhe Hoteleri
Numri i pozitave
4
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
1295
Shield Recruitment & HR kërkon Mikpritëse (4 katër vende pune) për klientin e saj, një ndër kompanitë më të konsoliduara në vend në fushën e Hotelerisë me seli në Prishtinë.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjëse për mikpritjen e mysafirëve të cilët hyjnë në Hotel (Restauranti Iliria, Loby Bar, Lounge Bar, terracë, recepsion etj);
- Përgjegjëse që në rastet e vecanta të ju ofrojë pije mysafirëve të cilët janë duke pritur për tu akomoduar;
- Përgjegjëse për ndërlidhjen e shërbimeve të mysafirëve në hotel me shërbimet jashtë hotelit, të cilat duhen të jenë koncize dhe të sakta;
- Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
- Përgjegjëse për t’iu ndihmuar mysafirëve në kërkesat e tyre në hotel apo edhe jashtë hotelit, duke ju ndihmuar për rezervimet e ndryshme sipas kërkesës së tyre;
- Përgjegjëse për monitorimin e listës së mysafirëve;
- Përkujdeset për mbikëqyrjen e tavolinave në Loby Bar të cilat duhet të pastrohen;
- Përkujdeset që të sigurohet se mysafirët në Loby Bar janë akomoduar;
- Përgjegjëse për të marr pjesë në takimet e shkurta gjatë ndërrimit dhe të përcjell të gjitha ngjarjet dhe takimet në Hotel;
- Informon personelin përgjegjës lidhur me VIP mysafirët dhe të gjitha ngjarjet e jashtëzakonshme në hotel, përfshirë incidentet dhe aksidentet;
- Përgjegjëse për kontrollimin e porosive të klientëve dhe faturave të mysafirëve;
- Përkujdeset që të zbatojë politikat operative të Hotelit;
- Kryen edhe punë të tjera profesionale, sipas kërkesës dhe udhëzimeve të eprorit e të cilat punë janë në kuadër të veprimtarisë përkatëse të tij;
- Përgjegjëse për përkujdesje të sjellshme dhe xhentile ndaj mysafirëve;
- Kryen edhe punë të tjera profesionale, sipas kërkesës dhe udhëzimeve të eprorit, e të cilat punë janë në kuadër të veprimtarisë përkatëse të tij;
- Mirëmban të gjitha pajisjet elektrike që janë në përgjegjësi të saj dhe respekton standardet ndërkombëtare higjieno sanitare;
- Përgjegjëse për mbrojtjen e “parimit për përpunimin e të dhënave personale”, e që nënkupton përgjegjësinë që asnjë e dhënë personale e të punësuarve apo e klientëve nuk mund të publikohet, pa pëlqimin me shkrim të tij/saj. (Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale L-06/082);
- Përkujdeset për ruajtjen e standardeve ndërkombëtare sanitare dhe të shëndetit në punë e veçmas kontrollin higjienik të punës, kontrollin e përdorimit të aparateve dhe mjeteve të punës;
- Përkujdeset për zbatimin e masave për mbrojtje në punë, mbrojtje nga zjarri dhe përdorimin e mjeteve personale mbrojtëse në punë;
Kualifikimet:
- Përgatitje profesionale (të paktën shkolla e mesme) në fushën e turizmit, preferohet të diplomuarit në hoteleri;
- Të ketë së paku 3 (tri) vite përvojë pune profesionale në mirëmbajtjen e hoteleve me 4 ose 5 yje;
- Integritet të lartë dhe etikë;
- Aftësi të dëshmuara organizimi;
- Aftësi të punoj nën presion dhe fleksibil;
- Shkathtësi të mira komunikimi;
- I/E aftë të punoj nën presion dhe fleksibile;
- Njohuri shumë të mira profesionale në procedurat e vendosjes së mysafirëve;
- Shkathtësi të mira komunikimi dhe njohja e gjuhes angleze;
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në e-mail adresën: [email protected] ose mund të plotësohen direkt në Web faqen e Shield Recruitment https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 20 Tetor 2023 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.