business

Zv. Udhëheqës i Departamentit të Financave (m/f)

  • star Publikuar: 18-04-2023
  • star Skadon: 05-05-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Financa
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 18936

Pozita:

Zv. Udhëheqës i Departamentit të Financave (m/f)

Qyteti:

Prishtinë

Afati i aplikimit:

05/05/2023

Apliko online

Zv. Udhëheqës i Departamentit të Financave (m/f)

Kompetencat

  • Diplomë Universitare në Financa, Kontabilitet, apo të ngjashme;
  • Përvojë pune menaxheriale prej të paktën dy (2) vite;
  • Përvoj pune në sektorin bankar dhe financiarë prej pesë (5) vite;
  • Çertifikime profesionale (kontabilitet, auditim);
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit dhe prezantimit;
  • Aftësi të udhëheqjes, organizim dhe përcaktim të prioriteteve;
  • Aftësi analitike dhe aftësi për planifikim strategjik;
  • Nivel i avansuar i Gjuhës Angleze.

Përshkrimet e vendit të punës

  • Koordinon dhe menaxhon sektorin e kontabilitetit, raportimit, kontrollës financiare dhe buxhetimit;
  • Udhëheq dhe monitoron veprimet ditore;
  • Aprovon dhe koordinon ndryshimet dhe zhvillimet në sistemet bazë të bankës në aspekt të implikimeve financiare;
  • Siguron që shënimet mbahen sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar dhe sipas ligjeve të zbatueshme në Kosovë;
  • Është përgjegjës për mbajtjen nën kontroll të shpenzimeve duke i krahasuar me buxhetin e bankës në baza të rregullta kohore;
  • Merr pjesë aktive në përpilimin e planit strategjik të Bankës;
  • Përgjegjës për përgatitjen e raporteve financiare, të kërkuara nga menaxhmenti, bordi i drejtorëve, rregullatori BQK, autoritetet fiskale, institucionet tjera, auditorët e jashtëm dhe të brendshëm;
  • Trajnon personelin e departamentit në baza ditore përmes trajnimit në punë;
  • Siguron pajtueshmërinë me kërkesat raportuese rregullative;
  • Siguron azhuritet dhe saktësi të dokumenteve financiare;
  • Merr pjesë aktive në menaxhimin e aktivës dhe pasivës;
  • Merr pjesë aktive dhe është person përgjegjës gjatë përfundimeve të auditimit, si atij të brendshëm ashtu edhe atij të jashtëm, ekzaminimeve dhe kontrolleve nga autoritetet rregullative dhe Administrata Tatimore e Kosovës;
  • Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së Mbikëqyrësit Direkt.

Procedura e aplikimit:

Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.

Afati i aplikimit është deri me datë: 05 maj 2023.

Për ne

BPB është bankë komerciale vendore e licencuar dhe e pranishme në tregun bankar të Kosovës që nga viti 2001. Ne ofrojmë portfolio të gjerë të produkteve dhe shërbimeve të projektuara enkas për mbështetjen e nevojave të individëve, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe korporatave. Jemi bashkëpunues, miqësor, dhe kemi ambient gjithëpërfshirës, të ndryshëm dhe të respektueshëm. Ne mbështesim zhvillimin e karrierës tuaj dhe balancimin e punës me jetën personale. Bashkohu ekipës sonë!

Deklarata e politikës

BPB është punëdhënës i mundësive të barabarta. Ne respektojmë dhe trajtojmë çdo individ njëjtë duke respektuar kulturat e ndryshme, perspektivat, aftësitë dhe eksperiencat në vendin e punës si dhe gjatë procesit të punësimit.

Procedura e aplikimit

Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.

Apliko online