
Kompani
GEO-S shpk
Kategoritë
Inxhinieri, Burime Njerëzore, Ligjore
Vendi i punës
Prishtinë
Numri i pozitave
2
- Përshkrimi i punës:
- Juristët do të angazhohen në verifikimin dhe mbështetjen e proceseve që lidhen me të drejtat pronësore. Puna përfshin shqyrtimin e dokumenteve të pronësisë, këshillim për qytetarët, ndihmë në rastet e trashëgimisë apo shitblerjeve joformale dhe mbikëqyrje të takimeve me komunitetin.
- Detyrat kryesore:
- Verifikimi i dokumenteve ligjore të pronësisë (kontrata, aktvendime, trashëgimi, etj.);
- Këshillimi i qytetarëve për çështje pronësore dhe ndihmë në përgatitjen e dokumenteve;
- Ndihmë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për pronën;
- Pjesëmarrje në takime me banorët dhe verifikim në terren kur kërkohet;
- Sigurimi që procedurat dhe dokumentacioni janë në përputhje me ligjin.
- Kriteret për aplikim:
- Diplomë në drejtësi;
- Njohuri të ligjeve që lidhen me të drejtat pronësore dhe pronat e paluajtshme;
- Aftësi për të komunikuar qartë
- Dokumentet që duhet dorëzuar:
- CV;
- Aplikimi dhe Kontakti:
- Dërgo dokumentet në email: [email protected] ose [email protected]
- Për më shumë informata: +383 49 624 696
Apliko shpejtë përmes sistemit!