
Kompani
Hairfixnaturals
Kategoritë
Dizajn grafik
Vendi i punës
Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Ferizaj
Numri i pozitave
1
HairFixnaturals, një brend vendor që prodhon produkte natyrale për kujdesin e flokëve, shpall thirrje për bashkëpunim me dizajnerë grafikë të interesuar për përditësimin e etiketave ekzistuese të produkteve tona.
Çfarë kërkojmë:
- Përmirësim dhe modernizim të dizajnit ekzistues të etiketave.
- Ruajtje e identitetit të brendit tonë, por me një pamje më profesionale dhe tërheqëse.
- Krijimtari dhe ndjeshmëri ndaj tregut të produkteve natyrale.
Kushtet për aplikim:
- Ju lutemi të dërgoni një draft të shkurtër (mockup ose ide fillestare) për njërën nga etiketat ekzistuese që do të merrni pas pranimit të interesit tuaj.
- Bashkëngjitni gjithashtu një portofolio të shkurtër me punë të mëparshme relevante.
- Vetëm dizajnerët që kalojnë fazën e parë do të ftohen për një takim ose video-thirrje për të diskutuar më tej rreth bashkëpunimit.
Dërgoni aplikimin tuaj në: [email protected]m
Presim me shumë interes të njohim kreativitetin tuaj dhe të bashkëpunojmë në sjelljen e një pamjeje të re për HairFixnaturals!
Apliko shpejtë përmes sistemit!