business

Zyrtar i lartë për tatim në pronë

  • star Publikuar: 17-12-2024
  • star Skadon: 14-01-2025
Kategoritë Komunë
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 44

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L 197 për zyrtarëtpublikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Komuna Prishtinë shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit: Grupi i përgjithshëm i tatim-taksave apo mbledhjes së të ardhurave

Titulli i pozitës së punës: Zyrtar i lartë për tatim në pronë

Klasa e pozitës: Profesional 1

Koeficienti/Paga: 5.7

Nr. i kërkuar : 1

Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar

Data e njoftimit: 15/12/2024

Afati për aplikim: 16/12/2024 - 14/01/2025

Institucioni: Komuna Prishtinë

Departamenti: Drejtoria e Financave

Divizioni:Sektori i Tatimit në Pronë

Vendi i punës:Prishtinë

Nr. i Referencës: RN00016047

Kodi: RPC0009586

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Menaxhon gjithë procesin e faturimit dhe pagesës;
  • Kontrollon nëse elementë të ndryshëm të faturave të tatimit në pronë janë në përputhje me Ligjin;
  • Identifikon faturat e tatimit në pronë që nuk duhet të lëshohen në bazë të paragrafit 7 të nenit 21 të Ligjit;
  • Shtyp faturat e tatimit në pronë pas procedurës së kontrollit;
  • Shtyp certifikatën e vlerës së vlerësuar;
  • Kontrollon nëse pagesa e detyrimeve tatimore është bëre në kohë;
  • Monitoron marrëveshjet për pagesën e detyrimeve tatimore të papaguara në këste;
  • Shtyp kartelën financiare në bazë të kërkesës;
  • Përgatit në kohë njoftimin përfundimtar;
  • Kërkon në kohë nga zyrat/drejtoritë e ndryshme brenda Komunës, pezullimin e shërbimeve komunale;
  • Përgatit në kohë vendimin për ekzekutimin e detyrimeve tatimore të papaguara;
  • Përgatit në kohë propozimin për përmbarim;
  • Pezullon procedurat e mbledhjes së detyrueshme për rastet e parashikuara në paragrafin 4 të nenit 33 të Ligjit dhe njofton, nëse është e aplikueshme, autoritetin përmbarues;
  • Heton dhe bashkëpunon me të gjithaautoritetet publike, personatjuridikë ose organetqë administrojnë ose kanë në dispozicion informacionin e nevojshëm për pronën e debitorit (pasurinë/asetet);
  • Aplikon, nëse është e nevojshme, metoda të vlerësimit të rrezikut, për të përcaktuar dhe zbatuar në çdo rast masat më të përshtatshme, për të maksimizuar mbledhjen e detyrimeve tatimore të papaguara;
  • Përgatit strategji efikase të mbledhjes për të maksimizuar mbledhjen e detyrimeve tatimore;
  • Përdor mjetet e mbledhjes së detyruar të përcaktuara sipasprocedurave tatimore siç janë urdhërbllokimi i xhirollogarive bankare, vendosja e barrës tatimore dhe inicimi i
  • procedurës përmbarimore.
  • Mbikëqyr dhe mbështet zyrtarët për mbledhjen e detyrimeve tatimore të papaguara;
  • Raporton në baza të rregullta mbi aktivitetet e mbledhjes në divizionin përkatëspër inspektimin dhe mbledhjen e detyruar në Departamentin e Tatimit në Pronë; dhe
  • Përmbush çdo përgjegjësi/detyrë tjetërtë zyrtarit/sektorit të mbledhjes, të përcaktuar në legjislacionin në fuqi të tatimit në pronë, apo të caktuar nga Menaxheri i Zyrës të Tatimit në Pronë

Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin, përvojëne punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.


Kërkesat e përgjithshme formale

  1. Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor). Diplomë e nivelittë pestë të KKK, për fushën e TIK.
  2. Kërkesat specifike: : Diplome Universitare, drejtimi Juridik/ Ekonomi (pavarësisht nga specializimi).
  3. Certifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur vlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase.
  4. Përvoja e punës e kërkuar:Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  • Njohuri të gjëra e të thellatë specializuara të politikave fiskale,legjislacionit, procedurave sipasveprimtarisë që mbulon sektori.
  • Njohuri të gjëra të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike.
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për t'iu përshtatur prioriteteve dhe kërkesave, afateve kohore përmesaftësive analitike dhe zgjidhjes së problemeve.
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.


Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  • Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimoretë Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisësë punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatësi punësimit për përvojën e punës,që përcakton pozitëne punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopjet e dokumenteve tjeraqë provojnë plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit

  • Certifikatë mbi dënimet penaleorigjinale e lëshuarnga gjykata përmessë cilës dëshmohet se nuk ështëi/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.

Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 29/01/2025, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )


Kriteret specifike shtesë

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësive që do të vlerësohen në intervistën me gojë, janë si në vijim:

  • Ligji nr. 08/L-197 për zyrtar publik ·
  • Ligji për Kryeqytetin ·
  • Ligjet tjera zbatuese nga Komuna e Prishtinës.

***VËMENDJE: “Komunitetet jo shumice dhe pjesetaret e tyre, personat me aftesi te kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil te Kosoves,sic¸ specifikohet ne LZP”.

“Aplikacionet e dorezuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen”.

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

Mënyra e aplikimit

Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohenindividualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues,njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen