business

Zyrtar i Komunikimit

  • star Publikuar: 21-10-2022
  • star Skadon: 28-10-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë OJQ
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 2247

KONKURS

Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar është organizatë jofitimprurëse ombrellë dhe mekanizëm përfaqësues i Organizatave të Personave me Aftësi të Kufizuar në Kosovë, e cila përfaqëson, mbronë dhe promovon të drejtat e personave me aftësi të kufizuar në mënyrë të unifikuar dhe pa asnjë dallim. Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar shpallë vend të lirë të punës për pozitën: Zyrtar i Komunikimit, në kuadër të projektit ‘Përfshirja e personave me aftësi të kufizuar, në komunat e targetuara”, i cili përkrahet nga Zyra e Unicefit në Kosovë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore

  • Përgjegjës për hartimin dhe implementimin e Strategjisë së brendshme të Komunikimit, e cila hartohet në bashkëpunim me stafin e FKAK-së, dhe në linjë me kërkesat e donatorit.
  • Pëergjegjës për shkrimin, zhvillimin, dizajnimin dhe diseminimin e publikimeve të ndryshme të materialeve të komunikimit dhe komunikatave.
  • Përgjegjës për promovimin e aktiviteteve dhe mirëmbajtjen e komunikimit të organizatës me donatorë, partnerë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe përfaqësues institucionalë.
  • Përgjegjës për ngritjen e kapaciteteve në fushën e komunikimit, për organizatat anëtare të Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar.

Periudha e angazhimit

15 muaj

Kualifikimi dhe eksperienca

  • Diplomë universitare në Gazetari, Komunikim, Marrdhënie me Publikun ose të ngjajshme
  • Të paktën 3 vite përvojë pune në fushën e gazetarisë, medias, marrdhënieve me publikun në nivel lokal ose ndërkombëtar.
  • Obligohet zotërim i shkëlqyer në të folur dhe të shkruar të gjuhës shqipe dhe angleze.
  • Shkathtësi të avancuara kompjuterike të aplikacioneve e programeve (Word, Excel, Power Point, Access si dhe të Internetit);

Lokaconi

  • Prishtinë

Si të aplikoni

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë:

  • CV-në e përditësuar, dhe;
  • Letër motivimi;
  • Së paku dy referenca profesionale;
  • Në subjekt të shkruhet emri i pozitës që aplikohet: “Aplikim për Zyrtar të Komunikimit”
  • Dokumentacioni i kompletuar të dërgohet në email adresën: [email protected].

Afati i fundit për aplikim

  • Jo më larg se me datë 28.10.2022, 23:59
  • Aplikacionet e pa kompletuara nuk do të mirren parasysh;
  • Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen dhe ftohen në fazat e tjera të rekrutimit.