Kompania ROYAL R Shpk shpall konkurs për poziten :
1 Inxhinier i Elektrikes
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Bën analizë të plotë për fazën e Instalimeve të Energjisë Elektrike, për nevojat e kompanisë – projekteve;
- Angazhohet në dizajnim dhe projektim të Instalimeve të Energjisë Elektrike, të planifikuara nga kompania;
- Jep rekomandime profesionale lidhur me projektet e punuara nga kompanitë projektuese për nevojat e kompanisë;
- Organizon/mbështet dhe jep instruksione për kontraktorët e kompanisë dhe bën mbikëqyrjen e realizimit të punëve nga ana e tyre konform planifikimit dhe organizimit të punëve dhe caktimit të prioriteteve;
- Informon udhëheqësit për mbarëvajtjen e punëve, në pajtueshmëri me nevojat dhe kërkesat në vend-punim;
- Bën mbajtjen e saktë dhe të rregullt të shënimeve dhe raporteve mbi punët e kryera dhe ato të planifikuara dhe raportimin e rregullt të punëve tek udhëheqësit e kompanisë;
- Pranimin e detyrave nga Drejtori apo i autorizuari i tij dhe implementimin e tyre në vend-punim;
- Detyrat dhe përgjegjësitë e lartë shënuara janë te pergjithshme
Kualifikimet:
- Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike
- Së paku 3-5 vite përvojë punë fushën e elektrikës;
- Njohuri të thella profesionale, si dhe aftësi të shkëlqyeshme hulumtuese, analitike dhe organizative;
- Njohuri pune të programeve standarde të Office-it (MS Office, CAD, Amtech, ose programeve/paisjeve të ngjashme elektrike të llogaritjeve);
- Aftësi të mira ndërpersonale dhe të punes në ekip;
- Vetë-motivim dhe gatishmëri për të marrë përgjegjesi;
- Aftësi të mira organizative;
Nëse mendoni se i përmbushni kërkesat e lartpërmendura, dërgoni CV -në tuaj në email adresën: [email protected] ose kontakto nr : +38349795795 Viber +38349795795
Konkursi mbetet i hapur deri më datën : 30.10.2023