business

Mësimdhënës për Gjuhë angleze, Mësimdhënës për nivelin fillor

  • star Publikuar: 26-10-2022
  • star Skadon: 04-11-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Arsim&Edukim
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 6128

The British School of Kosova shpall

KONKURS

Për pranimin e mësimdhënësve për vitin shkollor 2022/23, si vijon:

  1. Mësimdhënës për Gjuhë angleze;
  2. Mësimdhënës për nivelin fillor;

Kushtet për konkurrim:

Për vendet e lartshënuara për mësimdhënës, kërkohet përgatitja përkatëse profesionale sipas Udhëzimit Administrativ të MAShT-it nr. 06/2015, Normativi mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm;

  1. E domosdoshme përgatitja shkollore universitare për drejtimin ku aplikoni;
  2. Përvojë pune në ndonjë institucion edukativo-arsimor në profesion;
  3. Njohja e Gjuhës Angleze (e obligueshme);
  4. Njohuri kompjuterike (e dëshirueshme);
  5. Trajnime të programeve të akredituara për zhvillim profesional.

Dokumentacioni i nevojshëm

  1. CV;
  2. Letra motivuese;
  3. Kopjet e dokumentacionit përkatës;
  4. Dëshminë që vërteton përvojën e punës;
  5. Dy letër-rekomandime.

Dokumentet e pakompletuara nuk do të merren në shqyrtim.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen.

Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është 04 nëntor 2022.

Pas mbylljes së konkursit, përpilohet lista e të përzgjedhurve për intervistë dhe vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Dokumentet për aplikim ju lutem dërgoni në email adresën: [email protected].