business

Menaxher i Shitjes, Supervizor i shitjes, Agjent tregtar, Merchendaiser/e

  • star Publikuar: 31-12-2024
  • star Skadon: 12-01-2025
Kategoritë Shitje, Menaxher/e, Merchandiser
Numri i pozitave 4
Vendi i punës Prishtinë, Pejë, Prizren, Gjakovë, Suharekë, Deçan, Istog, Klinë, Junik
Shikime 519

Arjeta Group SH.P.K me seli në Magjistralen Prishtinë Ferizaj km 9 shpallë konkurs për këto vende të lira Pune :

  • Menaxher i Shitjes,
  • Supervizor i shitjes,
  • Agjent tregtar; (Dukagjin, Prishtinë, Mitrovicë),
  • Merchendaiser/e (Ferizaj, Pejë, Prishtinë, Prizeren, Suharekë).

Menaxher i shitjes:

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

  • Përpilon dhe harmonizon planet e shitjes, objektivat dhe strategjitë e brendeve për tregun e Kosovës në koordinim me prodhuesit;
  • Përcakton planet dhe objektivat për brendet që përfaqësojnë si dhe kanalet e shitjes;
  • Përcakton aspektin strategjik të aktiviteteve të marketingut të brendeve dhe të artikujve në veçanti;
  • Përgjegjës për monitorimin e arritjes së planeve të shitjes dhe të objektivave;
  • Përgjegjës për vlerësimin e performancës që i ka nën mbikëqyrje;
  • Mbikëqyr aplikimin e kontratave vjetore nga blerësit;
  • Përgatit planin për lansimin e brendeve të reja, harton strategjinë zhvillimore për këto brende (planin e shitjes, objektivat, mënyrën e lansimit, aktivitetet që duhet të ndërmerren, etj.);
  • Formon, trajnon dhe përgatit ekipin për punën me brende të reja;

Kualifikimet e kërkuara:

  • Preferohet shkollim i lartë/diplomë;
  • Aftësi planifikuese;
  • Të ketë njohuri të avancuar kompjuterike;
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi;
  • Përvojë pune në shitje;
  • Aftësi të shkëlqyera të shitjes dhe negocimit;
  • Të jetë fleksibil dhe t'u përgjigjet pozitivisht ndryshimeve;
  • Njohje e obligueshme e paketes Office (veçanërisht Excel);
  • Njohja e gjuhës angleze e obligueshme;
  • Leja e vozitjes, kategoria B;

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën Supervizor i shitjes

  • Drejton ekipin për të arritur qëllimet mujore të biznesit duke monitoruar rezultatet, duke identifikuar fushat, për përmirësim dhe duke zbatuar strategji për sukses.
  • Përditëson mbulimin në terren dhe optimizon route planin për të arritur objektivat e biznesit, duke siguruar produktivitetin dhe arritjet e planit të mbulimit.
  • Zhvillon dhe mirëmbani një bazë të dhënash të pikave shitëse brenda rajonit, duke vepruar në përputhje me strategjitë dhe projektet e kompanisë.
  • Kryen takime operacionale me ekipin për të planifikuar, ekzekutuar dhe monitoruar aktivitetet e biznesit.
  • Kryen takime operacionale me ekipin për të planifikuar, ekzekutuar dhe monitoruar aktivitetet e biznesit.
  • Kryen takime operacionale me ekipin për të planifikuar, ekzekutuar dhe monitoruar aktivitetet e biznesit.
  • Përgjegjës të kontrolloj Merchendaiseret nëpër pikat e tij shitëse, respektimin e FIFO në Merchendaizingun e mallit nga merchendaiseret, si dhe kujdesin për raportimin e afateve ndaj komerciales prej Merchendaisereve.

Kualifikimet e Kërkuara

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, diploma universitare është përparësi;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe të prezantimit;
  • Të jenë të pajisur me patentë shofer të kategorive B;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të planifikimit dhe të organizimit të punës;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.
  • Të ketë aftësi të menaxhimit të punës në presion;

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën Agjent Tregtar

Lokacioni i Punës, Terren sipas planit të vizitave

  • Viziton klientët sipas rutës, pranon porosi, kontakton dhe krijon klientë të rinj duke planifikuar dhe organizuar orarin dhe rutën ditore të vizitave ndaj pikave shitëse ekzistuese, potenciale si dhe ndaj faktorëve tjerë në treg.
  • Përshtatë përmbajtjen e prezantimit të shitjes duke studiuar produktet që duhet shitur, pikat shitëse apo faktorë tjerë tregu, si dhe historinë e shitjes dhe kartelën e klientit në përgjithësi.
  • Kujdeset për pozicionimet e produkteve në rafte të dyqaneve që i furnizon,
  • Identifikon klientë të ri dhe inicion bashkëpunimin me ta,
  • Liston produktet e reja nëpër dyqane,
  • Kujdeset për afatet e skadencës së produkteve,
  • Kualifikimet e Kërkuara
  • Të ketë të përfunduar së paku shkollën e Mesme;
  • Të ketë përvojë pune në këtë drejtim ose të ngjashëm minimum 1 vit;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe negociuese;
  • Të posedojë patentë shofer të kategorisë B.

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën Merchendaiser

Lokacioni i Punës, Terren sipas planit të vizitave

  • Është përgjegjës për zgjerimin, ruajtjen, pozicionimin dhe ekspozimin e të gjitha produkteve të brendeve të kompanisë në pikën e caktuar.
  • Siguron informacion për gjendjen e stokut si dhe informacione të tjera të nevojshme për brendet e caktuara në treg.
  • Siguron arritjen e objektivave të ekspozimit të produkteve të brendit përkatës brenda pikave të caktuara të shitjes.
  • Monitoron dhe mirëmban çmimet e shitësve me pakicë, mbanë freskinë e produkteve kryesore.
  • Siguron pozitë dhe ekspozim sa më efektiv të produkteve te caktura.
  • Detyra dhe përgjegjësi tjera të cilat ja cakton mbikqyrësi.

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV e tyre në postën elektronike ( e-mail ) [email protected] , ose drejtpërdrejt tek zyrat tona të cilat gjenden në adresën; Magjistralja Prishtinë Ferizaj kilometri i 9 Graçanicë.

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartcekura do të ftohen për intervistim

Konkursi do të jetë i hapur nga data 31 Dhjetor 2024 deri më 12 Janar 2025