business

Auditor i Brendshëm

  • star Publikuar: 24-08-2022
  • star Skadon: 02-09-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Institucione Publike
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 553

Në bazë të dispozitave të Nenit 8 të Ligjit të Punës, si dhe Udhëzimit Administrativ Nr.07/2017, Neni 4, Ndërmarrja Publike Banesore Sh.A në Prishtinë, shpall:

K O N K U R S

Për plotësimin e vendit të punës 

Titulli:  Auditor i Brendshëm -  1 (një) pozitë

Nr. i referencës: NPB/AB/ 01.3.1          

I raporton: Menaxherit të Departamentit të Auditimit të Brendshëm

Niveli i pagës: 4.1

Orët e Punës: 40 orë në javë

Kohëzgjatja e kontratës: Me kohë të pacaktuar ( puna provuese deri në 3 muaj)

Vendi i punës: Rr.”Zija Shemsiu” nr.22, Ulpianë- Prishtinë ( selia e Ndërmarrjes Publike Banesore)

Detyrat e përgjithshme:

a)      Në mënyrë efektive koordinon punën e auditimit me Menaxherin e Departamentit të Auditimit të

Brendshëm dhe ofron mbështetje në ekip;

b)     Përfitimi i njohurive të plota rreth departamenteve të audituara dhe kuptueshmëri të plotë të çështjeve, prioriteteve dhe rreziqet që i ballafaqojnë ato (pako për njohjen e punës);

c)      Ndihmon Menaxherin e Departamentit të Auditimit të Brendshëm në planifikim të auditimit, duke përfshirë programet dhe metodat auditimit;

d)     Kryerja e detyrave me përgjegjësi, të caktuara nga Menaxheri i Departamentit të Auditimit të Brendshëm;

e)      Raportimi i vazhdueshëm tek Menaxheri i Departamentit të Auditimit të Brendshëm lidhur me progresin e arritur në auditim;

f)       Përfundimi dhe indeksimi i letrave të punës për çdo fazë të auditimit dhe dorëzimi i tyre tek Menaxheri i

Departamentit të Auditimit të Brendshëm;

g)     Ofron përkrahje profesionale duke kryer procedura analitike të të dhënave financiare dhe jo financiare;

h)     Shfrytëzimi i teknikave të sakta analitike dhe gjykimet për të arritur në konkluzione të qëndrueshme në bazë të dëshmive të mbledhura;

i)       Përgatitja e Letrave të Punës (memo përmbledhëse) lidhur me auditimin e komponentës apo fushës audituese e cila i është caktuar;

j)        Kryen detyra tjera të ngarkuara nga Menaxheri i Departamentit të Auditimit të Brendshëm.

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në ekonomi, juridik, administratë publike, financa publike apo fusha të tjera të studimeve relevante;  
  • Certifikatë të auditorit të brendshëm në sektorin publik, e lëshuar nga Ministria e Financave ose certifikatë për auditor të brendshëm në sektorin publik nga ndonjë institucion relevant ndërkombëtar apo vendor në pajtueshmëri me kriteret e nxjerra nga Ministri i Financave; 
  • Përvojë pune së paku 2  vite; 
  • 1 vite përvojë pune specifike në Auditim.

Kualifikimet e preferueshme:

  • Preferohet kurset dhe trajnimet tjera profesionale gjatë karrierës

Procedura e Konkurrimit

Kandidatët e interesuar, formularin zyrtar mund ta marrin në zyret e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore apo ta shkarkojnë nga web faqja e internetit në adresën: www.npbanesore.com/shpalljet/mundesi-punesimi/ . Dokumentacionin mund ta paraqesin në kopje fizike në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën: rr. Zija Shemsiu, nr. 22, Prishtinë, ose të aplikojnë përmes emailit zyrtar: [email protected] apo përmes postës. Kandidatët të cilët konkurojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe email adresën. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në procedura të tjera të rekrutimit.

Dokumentet që duhet të bashkangjiten;

  • Aplikacioni i NPB-së;
  • CV/Resume;
  • Dëshmitë për kualifikimin universitar;
  • Certifikatën Auditor i Brendshëm i Certifikuar ;
  • Dëshmitë për përvojën e punës;
  • Certifikatën që nuk jeni nën hetime nga Gjykata (jo më e vjetër se gjashtë muaj); - Kopjen e letërnjoftimit;

Shënim: Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda tri (3) ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të shqyrtohen. Kandidati/ja i/e përzgjedhur obligohet të sjellë certifikatën mjekësore para nënshkrimit të kontratës.

APLIKACIONET DHE DOKUMENTACIONI I PAKOMPLETUAR SIPAS KËRKESAVE TË PËRCAKTUARA NË KËTË SHPALLJE SI DHE ATO QË ARRIJNË PAS SKADIMIT TË AFATIT TË KONKURSIT, NUK DO TË SHQYRTOHEN.

Shpallja është e hapur që nga data 19.08.2022 deri më 02.09.2022

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore në nr. tel. : 038 553 311.