KONKURS
Titulli i Pozitës: Inxhinier Dizajni
Kompania Gjermane KICK Grou përmes degës së saj KICK Engineering & Manufacturing Kosovo në Prishtinë hap konkurs për dy pozita të lira për Inxhinier Dizajni në fushën e Makinerisë.
Orari i punës dhe vendi:
• Me kohë të plotë, Prishtinë
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
• Inxhinieringu i komponentëve, nën-sistemeve dhe sistemeve të makinave, veçanërisht në fushën e industrisë kimike, makinave për llamarina dhe kompresorëve të ajrit
• Dizajnimi 3D i komponentëve, nën-sistemeve dhe sistemeve
• Krijimi i vizatimeve teknike dhe listave për materiale për prodhim
• Zgjidhje efikase dhe inovative të problemeve tjera inxhinierike sipas nevojës
Kualifikimet e Kërkuara:
• Diplomë BSc ose MSc nga fusha e Inxhinierisë Mekanike, Industriale, Mekatronike dhe të ngjashme
• Përvojë në dizajnim të makinerive
• Njohuri të përdorimit të softuerit Autodesk Inventor dhe AutoCAD Mechanical
• Gatishmëri për të mësuar dhe për t’u zhvilluar profesionalisht
• Aftësi të mira komunikimi dhe punë në grup
• Njohuri bazike të gjuhës angleze
Çfarë Ofrohet:
• Pagë konkuruese
• Ambient pune dinamik dhe mbështetës
• Mundësi për pjesëmarrje në projekte te ndryshme
• Zhvillim i aftësive teknike dhe profesionale në industri ndërkombëtare
Mënyra e Aplikimit:
Kandidatët e interesuar mund të:
• Dërgojnë CV-në në e-mail: [email protected]
Afati i fundit për aplikim: 13.02.2026
Shënim: Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Apliko shpejtë përmes sistemit!