business

KOORDINATOR PROJEKTI

  • star Publikuar: 08-08-2023
  • star Skadon: 23-08-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 33547

KOORDINATOR PROJEKTI, 1 POZITË (M/F)
KONTRATË PËR PERIUDHË TË CAKTUAR (Gusht 2023 – Shtator 2024)
Lokacioni: Prishtinë

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është duke zbatuar një projekt të financuar nga UNICEF zyra në Prishtinë, me titull:

“Përforcimi i sistemit te mbrojtjes se fëmijëve në Kosovë përmes avansimit të reagimeve ndaj kujdesit për fëmijët pa kujdes prindëror dhe mbrojtjen e fëmijëve të cënueshëm dhe në rrezik e të qenit në situatë rruge”. Ky është një projekt dy vjeçar (2022-2024), i cili ka filluar të zbatohet me 03 Tetor 2022 dhe do të zgjas deri me 30 Shtator 2024.

Për të arritur rezultatet e parashikuara në këtë projekt, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, është në kërkim të punësimit të një Koordinatori të Projektit i/e cili/a do të jetë përgjegjës për mbikëqyrjen dhe koordinimin e projektit dheaktiviteteve/shërbimeve të tij duke përfshirë monitorimin, vlerësimin dhe raportimin. Ai/ajo do të sigurohet që qëllimi projektit të arrihet, duke raportuar rregullisht mbi ecurinë e projektit dhe duke siguruar që aktivitetet të realizohen në afatet kohore të miratuara.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE
Mbikëqyr zbatimin e përgjithshëm të projektit, duke përfshirë progresin me planin vjetor dhe kornizën e regjistrit dhe buxhetin shoqërues;

  • Siguron që projekti të zbatohet në përputhje me kërkesat e donatorëve dhe në koordinim me të gjithë përfituesit në zbatim;
  • Siguron që projekti të arrijë objektivat e tij të parashikuara me objektivat e përgjithshme dhe specifike, rezultatet dhe treguesit e rezultateve;
  • Ndërmjetëson të gjitha komunikimet ndërmjet përfituesve dhe donatorit;
  • Ka përgjegjësi të plotë financiare për të siguruar që projekti të zbatohet në përputhje me kërkesat e donatorit;
  • Përgatit dhe përditëson planin e punës, raportet mujore, tremujore dhe vjetore, në bashkëpunim me partner dhe siguron raportimin në kohë te donatori;
  • Siguron që të dhënat dhe dokumentet zyrtare të mbahen në përputhje me rrethanat, dhe që dokumentet e projektit dhe zbatimi të jenë në harmoni me rregullat dhe udhëzimet e donatorit, legjislacionin kombëtar dhe praktikat më të mira ndërkombëtare;
  • Siguron zbatimin e të gjitha parimeve dhe procedurave që dalin nga Politika e Mbrojtjes së Fëmijëve dhe vepron në përputhje me të;

KRITERET

  • Diplomë universitare në Administrim Biznesi,
  • Ekonomik, Juridik, Shkenca Sociale, apo fusha të ngjashme;
  • Së paku 3 vite përvojë pune të mëparshme në pozita të ngjashme brenda shoqërisë civile, organizatave;
  • Përvojë e dëshmuar në zbatimin, koordinimin, monitorimin dhe vlerësimin e ciklit të projektit në lidhje me sektorin;
  • Aftësi të mira koordinuese, duke përfshirë aftësinë për të ofruar mbikëqyrje teknike, për të ndërtuar ekipe të forta, për të mentoruar staf dhe për të zhvilluar plane pune;
  • Aftësi të forta ndërpersonale, aftësi për të krijuar dhe mbajtur marrëdhënie efektive të punës me ekipin dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip;
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze të shkruar dhe të folur dhe aftësi të mira komunikimi, duke përfshirë të shkruar dhe verbal;
  • Aftësi në kompjuter, programet e Microsoft
  • Office: MS Word, MS Excel, MS PowerPoint, Internet, media sociale etj.;
  • Njohuri të mira të të drejtave të fëmijëve;
  • Njohuri të mira të sistemit të Shërbimit Social;
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe në afate strikte.
  • Posedim i lejes së ngasjes së automjeteve (Kategoria B).

Ne ofrojmë

  • Një punë interesante;
  • Një ambient bashkëpunues pune i bazuar në vlera;
  • Mundësi për zhvillim profesional

Orët e punës
40 orë në javë

Dokumentacioni i nevojshëm: Aplikacioni (shkarkohet në webfaqentonë http://www.soskosova.org/ ose meret kopjafizike në zyrat tona) Kopjetë Diplomave, Çertifikatave, Letër referencave nga punëdhënës paraprak.

Afati i fundit për dorëzim: 23.08.2023 në ora 24:00, përmesemail [email protected].

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë.

Për informata shtesë, ju lutem kontaktoni: Email [email protected] dhe Tel/ Fax: 038 749 887

SOS Fshatrat e Fëmijëve është një organizatë joqeveritare dhe joprofitabile e zhvillimit social, aktive në fushën e të drejtave të fëmijëve që nga 1999, e përkushtuar në ofrimin e shtëpisë dhe familjes për fëmijët nevojtarë dhe përgaditjen e tyre për një jetë të pavarur.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë punonjësit & aplikantët e kualifikuar pavarësisht nga mosha, raca, gjinia, origjina, përkatësia apo statusi martesor. Ne i përmbahemi të gjitha ligjeve vendore që rregullojnë çështjen e diskriminimit në punë.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë aplikon rregullore që theksin kryesor e kanë mbrojtjen, siç është Rregullorja për Mbrojtjen e Fëmijëve, politikën për PSHEA (mbrojtja nga ngacmimi, shfrytëzimi dhe abuzimi seksual), Kodin e Mirësjelljes, ndër të tjera, dhe pret nga punonjësit t'i respektojnë dhe kërkojnë nga ta të nënshkruajnë një deklaratë me anë të të cilës konfirmojnë respektimin e të gjitha politikave të SOS Fshatrave të Fëmijëve. Nënshkrimi i kësaj deklarate bëhet në të njëjtën kohë kur nënshkruhet kontrata, shoqëruar me një orientim lidhur me proceset e brendshme të politikave të aplikueshme.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë duke qenë organizatë e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve, zbaton procedura strikte të rekrutimit duke përfshirë verifikimin e të kaluarës kriminale. Kandidatët e suksesshëm, ne raundin e tretë të procedurës së rekrutimit, duhet të sjellin vërtetimin nga gjykata dhe vërtetimin nga policia që nuk janë nën hetime dhe nuk kanë të kaluar kriminale. Verifikimet tjera përfshijnë kontrollimin e referencave nga punëdhënës paraprak të kandidatëve potencial. Për këtë arsye ju lutem i cekni qartë kontaktet e punëdhënësve paraprak, siç kërkohet në formën e aplikacionit.