business

Zyrtar/e për Burime Njerëzore, Analist/e Kreditor/e (2)

  • star Publikuar: 07-05-2025
  • star Skadon: 13-05-2025
Kategoritë Burime Njerëzore, Analist kreditor
Numri i pozitave 3
Vendi i punës Prishtinë, Rahovec, Lipjan
Shikime 292

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendjetë veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k, shpall:

K O N K U R S

Për rekrutim të pozitave në vijim:

  1. Një (1) Zyrtar/e për Burime Njerëzore përzyren qendrorenë Prishtinë
  2. Një (1) Analist/e Kreditor/e përdegën Lipjan
  3. Një (1) Analist/e Kreditor/e për degën Rahovec (me seli në Xërxë)

Zyrtar-e për Burime Njerëzore (Pozita 1)

Përgjegjësitë :

  • Mbështetë procesin e rekrutimit (shpallje të konkurseve, pranim dhe sistemim i dokumentacionit të aplikuesve, kontaktimi i kandidatëve për intervista, plotësim i dokumentacionit për punëtoret e ri, etj.) dhe sipas nevojës bënë selektimine kandidatëve dhe merr pjesë në panele intervistuese,
  • Mbështetë procesin që ndërlidhet me sistemin e menaxhimit të performancës duke monitoruar procesin e përcaktimit të objektivave dhe vlerësimit të performancës për stafin dhe sipas nevojës kontribon në përgatitjen, analizimin dhe verifikimin e të dhënave,
  • Mbështetë proceset që ndërlidhen me zhvillimin profesional të stafit (vlerësimi i nevojave për trajnime, përpilimi dhe implementimi i planit të trajnimeve, trajtimii kerkesave për trajnime, etj.),
  • Harton kontratat e punës per stafinduke u siguruar qe ato jane ne perputhje me kerkesat ligjoredhe përditëson me kohë afatet e kontratave,
  • Përditëson dhe analizon të dhënat për stafin sipaskategorive të ndryshmedhe kërkesave të palëve, përfshirë ndryshimet mujore për listën e pagave,
  • Sipas nevojës përgatitë të dhëna, raporte dhe draft vendime që ndërlidhen me proceset në Burime Njerëzore,
  • Kujdeset që të mbajë raporte të mira me stafin dhe të adresoj kërkesat e tyre,
  • Kujdeset që të respektoj dhe zbatoj të gjitha politikat, praktikat dhe procedurat e Burimeve Njerëzore,
  • Punë të tjera administrative që ndërlidhen me Burime Njerëzore.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universiteti në Menaxhimtë Burimeve Njerëzore, Administrim Biznesi, ShkencaShoqërore apo kualifikim ekuivalent profesional,
  • Përvojë paraprake të dëshmuar në fushën e Burimeve Njerëzore (se paku tri vite),
  • Certifikime në fushën e Burimeve Njerëzore (e preferueshme),
  • Njohuri shumë të mira të punësme kompjuter, programet e Microsoft Office(njohuri ne exceldhe outlook e domosdoshme, njohuri te softwareve te BNj e preferueshme),
  • Shkathtësi të mira ndërnjerëzore dhe komunikative (verbale dhe në të shkruara),
  • Aftësi te mira analitike, i/e organizuar dhe aftësi për të punuar me çështje konfidenciale,
  • Të jetë kreativ/e, dinamik/e, fleksibil/e dhe i/e gatshëm/e për punë në ekip,
  • Njohuri të gjuhës angleze,
  • Patentë shofer, kategoria B

Analist/e Kreditor/e (Pozita2 & 3)

Përgjegjësitë:

  • Promovimi i ofertës kreditore përmes kontaktit me klient,
  • Analiza ekërkesave kreditore,prezantimi ityre nëkomitetin kreditordhe vlerësimii kolateralit,
  • Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të kredive dhe regjistrimi i tyre në programin adekuat,
  • Raportim në zyrën qendrore për aktivitetin kreditor,
  • Punë te tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj. (e preferueshme),
  • Përvojë punenë sektorinmikro-financiar apobankarë (epreferueshme pornuk ështëkusht),
  • Njohuri për kredi-dhënie dhe të jetë i/e motivuartë punoj në zona rurale dhe urbane,
  • Njohuri të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office,
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm përpunë në ekip,
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 07.05.2025 derime dt. 13.05.2025. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin për pozitën përkatëse në linkun: http://krk-ks.com/vendepune

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohetnë intervistë.

KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me përgjegjësitë dhe përvojën.
Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.