Kompani
Passable Sh.p.k
Kategoritë
Shitje
Numri i pozitave
3
Vendi i punës
Prishtinë, Prizren
Shikime
22876
Passable shpk, është kompani vendore e cila mirret me distribuimin e brendeve të njohura ndërkombëtare.
Për të mbështetur rritjen e biznesit tonë në Kosovë ne po kërkojmë entuziazëm, kandidatë të besueshëm dhe të orientuar në rezultat për pozitën e:
Merchandiser/e- tri pozita - Rajoni i Prishtinës (2 Pozita) dhe Rajoni i Prizrenit (1 Pozitë)
(Pozita është punë me orare të plotë)
Kualifikimet:
- Diplomë e Shkollës së Mesme;
- Përvojë pune minimum 1 vite si Merchandiser/e apo Agjent/e të Shitjës.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi, organizative dhe interpersonale;
- Perparësi kanë kandidatët të cilët janë të pajisur me patentë shofer të kategorisë B.
Detyra dhe Përgjegjësitë:
- Pozicionimi i produkteve në kategori në përputhje me parimet e përcaktuara dhe parimeve të dukshmërisë dhe disponueshmërisë;
- Plotësimi dhe mirëmbajtja e stokut optimal në raft në lidhje me standardet FIFO, kujdesi për cilësinë e produktit (jetëgjatësinë) dhe pamjen e hapësirës së ekspozuar të produkteve;
- Mbajtja e regjistrave dhe raportimi për artikujt jashtë stokut (OOS);
- Vendosja dhe mirëmbajtja e POS materialeve për të përmirësuar dukshmërinë dhe për të rritur produktivitetin;
- Zbatimi dhe koordinimi i aktiviteteve të dakorduara të marketingut (pozicionet dytësore, komunikimi i ofertave speciale);
- Monitorimi i aktiviteteve të produkteve;
- Vendosja, kontrolli i cmimeve dhe raportimi i parregullsive të mundshme;
- Monitoron aktivitetet dhe prezencën e produkteve të konkurrencës në treg;
Konkursi do të jetë i hapur nga data 12/12/2022, dhe afati i fundit për marrjen e aplikacioneve është 12/12/2022.
Ne inkurajojmë kandidatët e kualifikuar për këte pozitë që të dërgojnë një CV dhe një Leter motivuese jo më vonë se 12 Janar 2023 në: [email protected]
Vetem kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.