Keshilltar I/e Shitjes:
Neptun Kosova shpk është pjesë e Balfin Group e specializuar në tregëtimin e pajisjeve Elektroshtëpiake.
Qëllimi i Pozicionit: Fokusi kryesor i një Këshillues Klienti është tu ofrojë klientëve një shërbim të jashtëzakonshëm dhe nje eksperiencë pozitive në blerje.
Pozicioni: Këshillues Klienti
Departmenti: Retail
Vendodhja: Prishtinë, Prizren,Ferizaj,Gjilan,Pejë,Mitrovicë,Lipjan,Suharekë,Vushtrri,Podujevë, dhe Klinë
Jeni energjikë dhe të apasionuar pas teknologjisë?
Jeni një person me pasion, dashamirësi dhe buzëqeshje?
A ju pëlqen të komunikoni me njerëzit e tjerë?
A ju pëlqen të punoni në një mjedis modern dhe miqësor?
Dëshironi të punoni në një kompani dinamike me mundësi trajnimi dhe zhvillimi të vazhdueshëm?
Atëherë ju jeni ai / ajo që NEPTUN po kërkon!
Një ditë në ekipin tonë:
- Të realizojë objektivin mujor individual të shitjeve duke arritur në mënyrë të vazhdueshme objektivat ditorë/ javorë.
- Të komunikoni dhe ti shërbeni klientëve sipas standarteve të kompanisë;
- Të jeni përgjegjës për mirëmbajtjen, organizimin dhe pozicionimin e produkteve në sektorin e tuaj;
- Të ndiqni dhe zbatoni udhëzimet e shitjes për sektorin tuaj;
- Të menaxhoni ankesat dhe komentet e klientëve sipas standarteve të kompanisë;
- Të keni njohje dhe monitorim shumë të mirë të stokut të produkteve të sektorit tuaj;
- Të organizoni dhe propozoni porosi të produkteve nën përgjegjësinë tuaj;
- Realizimi i inventarëve për sektorin tuaj dhe raportimi i rezultateve;
Kërkesat:
- Diplomë e Shkollës së Mesme, (Diploma Universitare përbën avantazh);
- Përvojë pune në shitje me pakicë;
- I aftë për të punuar në grup dhe nën presion;
- Energjik dhe të pëlqejë punën me marëdhënie me klientin;
NEPTUN ju ofron:
- Trajnim i vazhdueshëm
- Një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës si dhe bonuse atraktive për arritjen e objektivit mujor
- Ambjent i shkëlqyer pune në dyqane moderne
- Mundësi karriere në një kompani në rritje dinamike
Kushtet e punës: Grupi Balfin ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës. Për këtë pozicion ofrohen pagë konkuruese dhe bonuse atraktive për arritjen e objektivit mujor.
Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikimet e tyre me e-mail në adresën tonë elektronike [email protected], ose duke plotesuar formen e aplikimit online ne linkun me poshtë:
https://www.neptun-ks.com/job-advertisement-details.nspx?advertisement=1077