
Virtus Lending LLC është Institucion Financiar Jo-bankar (IFJB) i licensuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës. Ne ofrojmë kredi dhe financim për blerjen e automjeteve përmes lizingut financiar për të gjitha markat dhe modelet pa ndonjë kufizim të vitit të prodhimit. Me qëllim të zgjerimit të aktivitetit në tregun kredive dhe financimit të automjeteve, Virtus Lending LLC po kërkon kandidatë të kualifikuar për pozitën e “Specialist i Shërbimit për Klientë”.
Pozita: Specialist/e i/e Shërbimit për Klientë
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Përgatit dhe menaxhon aplikacionet e kredive dhe të lizingut nga faza e aplikimit deri në arkivimin e plotë të dosjes;
- Ofron këshillim financiar dhe siguron një përvojë cilësore për klientët;
- Identifikon nevojat e klientëve, analizon kërkesat dhe propozon zgjidhje adekuate;
- Komunikon në mënyrë efektive me klientët përmes kanaleve të ndryshme
- Zbaton me përpikëri politikat dhe procedurat e kompanisë për shërbimin ndaj klientit;
- Arrin objektivat e shitjes të përcaktuara në baza javore dhe mujore në koordinim me menaxherin;
- Bashkëpunon në mënyrë aktive në ekip dhe kontribuon në përmirësimin e proceseve;
- Kryen detyra të tjera sipas kërkesës së mbikëqyrësit;
Kualifikimet e kërkuara
- Diplomë universitare në Ekonomi, Marketing ose fusha të ngjashme;
- Përvojë pune në shërbimin ndaj klientit (preferohet përvojë në sektorin mikrofinanciar apo bankar);
- Përvoja në lizing të automjeteve përbën avantazh të konsiderueshëm;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi, prezantimi dhe negocimi;
- Shkathtësi të mira kompjuterike;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze (preferohet).
Çfarë ofron Virtus Lending
- Pagë konkuruese + bonuse atraktive;
- Ambient profesional i punës ku do të keni mundësi të përdorni njohuritë dhe aftësitë tuaja në mënyrë efektive për ngritje në karrierë.
- Mundësi e madhe për të qenë pjesë e një kompanie inovative në procesin e zgjerimit në tregun e Kosovës dhe më gjërë.
Si të aplikoni
Dërgoni CV-në tuaj në adresën e e-mailit: [email protected] jo më vonë se 17 Maj 2026. Ju lutem referojuni në e-mail titullit të pozitës për të cilin jeni duke aplikuar, psh “Specialist i Shërbimit për Klientë”. Vetëm kandidatët në listen e ngushtë do të kontaktohen.
Apliko shpejtë përmes sistemit!