Informacion
Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit/eve të lirë/a të punës në Departamenti i Sistemeve të Informacionit shpall konkurs pune:
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
- Analizon proceset e biznesit dhe identifikon mundësi për optimizim dhe përmirësim të vazhdueshëm
- Mbledh, dokumenton dhe menaxhon kërkesat e biznesit, duke siguruar përputhshmëri me objektivat organizative
- Përgatit specifikime funksionale dhe dokumentacion të detajuar të proceseve
- Vepron si urë lidhëse ndërmjet palëve të biznesit dhe ekipeve teknike, duke siguruar komunikim efektiv
- Mbështet fazat e dizajnimit, zhvillimit dhe testimit të sistemeve
- Merr pjesë aktive në proceset e UAT (User Acceptance Testing) dhe validimin e zgjidhjeve
- Analizon boshllëqet e sistemeve ekzistuese dhe propozon alternativa efikase zgjidhjeje
- Mbështet menaxherët e projekteve gjatë fazave të planifikimit, implementimit dhe dorëzimit
- Siguron dokumentacion të qartë, të saktë dhe gjurmueshmëri të plotë të kërkesave
Kërkesat dhe kualifikimet
- Diplomë Bachelor në Administrim Biznesi, Inxhinieri, Sisteme Informacioni ose fusha të ngjashme
- Përvojë si Analist/e i/e biznesit ose rol i ngjashëm
- Përvojë me modelimin e proceseve (BPMN, diagrame rrjedhjeje, etj.)
- Njohuri të mira të gjuhës angleze (në të shkruar dhe të folur)
- Njohuri të avancuara në mjetet MS Office (veçanërisht Excel, Word, PowerPoint)
- Njohuri mbi mjetet e bashkëpunimit dhe dizajnit si Figma, Canva dhe Jira
- Aftësi të forta analitike dhe për zgjidhjen e problemeve
- Aftësi për të dokumentuar qartë kërkesat e biznesit dhe funksionale
- Aftësi të mira komunikimi dhe menaxhimi të palëve të interesuara
- Preferohet përvojë me sisteme ERP (SAP, Oracle, etj.)
- Preferohet njohuri mbi SDLC dhe metodologjitë e zhvillimit të softuerit
- Preferohet përvojë në mjedise Agile / Scrum
- Preferohet njohuri bazë të SQL ose analizës së të dhënave
- Preferohet përvojë në sektorët e energjisë, shërbimeve publike ose infrastrukturës
Dokumentet e kërkuara
Dokumentet e mëposhtme duhet të dorëzohen në një file të vetëm PDF:
- CV
- Diplomën e kualifikimit
- Dëshmi nga përvojë e punës/Trusti
- Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata
- Certifikata të trajnimeve të ndjekura
Shënime të Rëndësishme
- KESCO beson në një ambient pune ku talenti, përkushtimi dhe aftësitë janë të vetmet kritere për sukses. Prandaj, inkurajojmë fuqimisht vajzat dhe gratë të aplikojnë për pozitat e hapura të punës. Jemi të përkushtuar ndaj një vendi pune gjithëpërfshirës, të barabartë dhe të mbështetur në vlera që promovojnë diversitetin dhe fuqizimin e të gjithë punonjësve.
- Aplikimet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikimet e mangëta refuzohen.
- Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe që përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.