Ndërmarrja Importuese dhe Shpërndarëse “Kosmonte Foods Sh.p.k.”, me seli në: Rr. e Antenës, Harilaq, Fushë Kosovë, Tel: +383 (0) 38/733- 377 shpall konkurs për poziten:
Pozita: Jurist/e i/e Kompanisë
Departamenti: Administratë
Përgjegjësite e pozitës:
Përgjegjës për përfaqësimin dhe mrojtjen e interesave ligjore të kompanisë në insitucionet relevante, ofrimin e këshillave juridike si dhe dhe përpilimin/mirëmbajtjen e dokumentacionit intern të kompanisë.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
- Aranzhon dhe menaxhon aktivitetet dhe punët ligjore të Kompanisë;
- Përgatitë dhe administron dokumentacionin brenda zyres;
- Harton, ploteson/ndryshon të gjitha dokumentet e kompanisë si dhe shkresat në përputhshmëri me ligjin ;
- Sipas kërkeses ofron opinione ligjore dhe udhëzime për çështje që ndërlidhen me zyren ligjore;
- Sipas autorizimit përfaqëson kompaninë dhe mban komunikim me institucionet relevante;
- Përpilon kontrata, marrëveshje dhe dokumente të tjera ligjore sipas kërkeses;
- Zbaton plane të përcaktuara nga përgjegjësi;
- Mban evidence dhe raporton mbi punët e kryera;
- Realizon detyra dhe përgjegjësi të tjera sipas nevojës.
Kualifikimet e kërkuara
- Kandidatët duhet të kenë diplomë universitare në fushen e drejtësisë;
- Provimin e Jurisprudences (i obligueshëm);
- Përvojë pune në fushen juridike;
- Njohuri të mira të legjislacionit në fuqi;
- Njohja e gjuhes angleze e preferueshme;
- Aftësi të mira komunikuese dhe përfaqësuese, i/e vemendshëm në detaje;
- Aftësi për punë të pavarur dhe përgjegjësi profesionale;
- Aftësi të mira kompjuterike në të gjitha aplikacionet e Microsoft Office;
- Të posedojnë patentë shofer të kategorise B;
Dokumentet bazë të nevojshme për aplikim
- CV ( Biografi profesionale)
- Kopje e Diplomes
- Dëshminë e provimit të Jurisprudencës
- Dëshmi mbi përvojen e punës
- Letër motivimi (opsionale)
- Dokumente të tjera relevante
Orari i punes: I plotë
Paga dhe përfitimet: Ofrohet pagë konkuruese dhe pako përfitimesh që përfshin transportin, shujten ditore, sigurimin shëndetësor si dhe mundësi zhvillimi professional.
Bashkohuni me një ekip shumë të motivuar me një mjedis pune të hapur dhe komunikues.
Kosmonte Foods Sh.p.k është kompani e përkushtuar në ofrimin e një ambienti sa më të përshtatshëm për punë ku ka të organizuar mbulueshmërinë e transportit, shujtes ditore si dhe sigurimit shëndetësor andaj inkurajojmë që të aplikojnë të gjithë ata të cilet plotësojnë kushtet e lartëcekura.
Kandidatët e interesuar që plotësojnë kushtet sipas pozitës, të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre me dokumentacionin relevant në posten elektronike:
Në subjekt duhet të shënohet Pozita për të cilën aplikoni.
Kandidatët të cilët plotësojnë kushtet e kërkuara për tu bërë antarë ekipi, do të kontaktohen për intervsitë.
Konkursi mbetet i hapur deri me 18/02/2026.
Për më tepër informacione rreth Ndërmarrjes Kosmonte Foods, mund të kërkoni në website-in: www.kosmontefoods.com
Apliko shpejtë përmes sistemit!