business

Këshilltar i Shitjes për Biznese

  • star Publikuar: 12-09-2025
  • star Skadon: 03-10-2025
Kompani Illyria Life
Kategoritë Shitje, Sigurime
Vendi i punës Prishtinë

Kompania Për Sigurimin e Jetës “Illyria Life” sh.a., është Kompania e Parë e licencuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, që të ofroj Sigurimin e Jetës në Kosovë.

Konkurs Pune

Pozita: Këshilltar i Shitjes për Biznese

ILLYRIA Life është në fazë zgjerimi dhe po kërkon punonjës të përkushtuar, energjikë dhe me vizion për të ndërtuar karrierë afatgjatë në industrinë e sigurimeve të jetës. Nëse jeni të motivuar për të ndikuar në jetën e njerëzve dhe për të ndërtuar marrëdhënie të forta me bizneset, kjo është mundësia juaj!

Kriteret që kërkojmë:

  • Mosha mbi 30 vjeç
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe ndërpersonale
  • Energjik, i/e motivuar dhe i/e orientuar drejt rezultateve
  • Integritet i lartë dhe besueshmëri profesionale
  • Përvoja në fushën e shitjes konsiderohet përparësi, gjithsesi, vlerësojmë më shumë vullnetin dhe pasionin për të mësuar

Çfarë ofron ILLYRIA Life:

  • Pagë fikse konkurruese + komisione dhe bonuse motivuese
  • Trajnime të rregullta dhe zhvillim të vazhdueshëm profesional
  • Pajisje me licencë nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK)
  • Shpërblime, udhëtime motivuese dhe mundësi reale për avancim në karrierë
  • Ambient pune pozitiv, ekip profesionl dhe mbështetje të vazhdueshme

Përgjegjësitë kryesore:

  • Promovimi i produkteve të sigurimit të jetës për klientë biznesorë në gjithë Kosovën
  • Këshillimi profesional i bizneseve për zgjidhjet më të përshtatshme të sigurimit
  • Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve afatgjata me klientët
  • Përfaqësimi i denjë i kompanisë dhe i vlerave të saj në treg

Pse të zgjidhni ILLYRIA Life?

Sepse ofrojmë më shumë sesa një vend pune – ofrojmë një ambient ku suksesi individual përkrahet, vlerësohet dhe shpërblehet. Ne besojmë se fuqia jonë qëndron te njerëzit tanë dhe investimi në ta është prioritet i përhershëm.

Regjistrohu/Paraqitu