Kompani
                                        IMPACT SH.P.K.- Dega në Kosovë
                                    
                                
                                        Kategoritë
                                        Shitje, Administratë
                                    
                                
                                        Vendi i punës
                                        
                                                                                            Prishtinë                                                                                    
                                    
                                
                                        Numri i pozitave
                                        2
                                    
                                Impact Sh.p.k - Dega në Kosovë
Zyrtare të shitjës                                                                                                                                 
 Kriteret e kërkuara :
- Shkolla e mesme, preferohet edukim universitar;
 - Së paku një vit përvojë pune në shitje;
 - Shkathtësi të shkëlqyera komunikuese;
 
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Demonstron produktin për shitje; Sqaron karakteristikat teknike në detaje të produktit;
 - Ndihmon klientët rreth përzgjedhjes së produkteve sipas nevojave të klientit;
 - Përcjell inventarin për t’u siguruar që produkti është në stok;
 - Kryen pagesat me para të gatshme dhe kartela bankare.
 
Asistente Administrative
Kriteret e kërkuara:
- Të ketë të përfunduar shkollimin e lartë; ( Preferohet Fakulteti Ekonomik)
 - Njohuri të mira të paketës MS Office;
 - Preferohet të ketë njohuri mbi programet financiare;
 - Të posedojë aftësi të mira ndërpersonale;
 - Aftësi organizimi dhe komunikimi;
 - Të jetë e organizuar dhe korrekte;
 - Etikë pune dhe përpikmëri.
 
Detyrat dhe përgjegjësitë :
- Përgjegjese për kryerjen e detyrave të ndryshme administrative;
 - Pasqyrim i të dhënave në programin financiar bazë;
 - Regjistron llogaritë e arkëtueshme dhe llogaritë e pagueshme ;
 - Përgjegjëse për komunikime elektronike dhe informim;
 - Pranon telefonata dhe drejton ato në mënyrë efikase;
 - Kontaktimi me furnitorët dhe kientët e kompanisë.
 
Aplikimi mund të bëhet duke dërguar CV përmes email-it: [email protected] duke e bashkangjitur CV me një foto personale. Ju lutem të shkruani pozitën për të cilen aplikoni.