DELTA CORPORATION përbëhet nga kompanitë Deutschcolor, Delta Home , Thermoswiss, Dast dhe Delta.
DELTA CORPORATION është lider në tregtimin dhe prodhimin e një game të gjerë produktesh,duke punuar dhe duke pasur ekskluzivitetin e disa kompanive më të njohura ndërkombëtare.
Në fokusin tonë primar janë komunikimi, klima harmonike dhe shpirti I skuadrës në ambjentin e punës.
Gjithashtu vlerësimi / bonuse, sipas një skeme motivimi në referencë të performancës dhe vjetërsis në punë janë një tjetër politik sociale e grupit tonë.
Është kënaqësi për ne të mirëpresim kandidatë që na vlerësojnë dhe dëshirojnë të jenë pjesë e DELTA CORPORATION.
Pozicioni për të cilin mund të aplikoni: Punëtor/e në Shitje dhe Logjistikë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Ti njohë produktet e sektorit përkatës, që të jetë në gjendje t'u ofrojë ndihmë klientëve dhe të japë shpjegim në lidhje me cilësinë dhe mënyrën e përdorimit për secilin prej tyre;
- U propozon dhe i ndihmon klientët në zgjedhjen e produktit përkatës;
- Të njoh blerësit, kërkesat e tyre dhe të dijë nevojat e tyre;
- Të jetë në gjendje që gjithmonë të gjej zgjidhjen e duhur për blerësin apo të ofroj disa zgjidhje alternative;
- Te kujdeset që stoku të mos jetë mungesë;
- Të ekspozoj mallin dhe mirëmbajë hapësirat shitëse;
- Respekton të gjitha politikat procedurat e kompanisë, dhe detyrat tjera te dhena nga mbikqyresi.
Kualifikimet dhe Aftësitë:
- Mosha e perferuar: 25-35 vjeqe
Shkollimi dhe trajnimet ne fushën relevante do të kenë përparësi; - Të ketë përvojë në shitje;
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
- Të ketë personalitet të qetë dhe integritet të lartë;
- Njohja e një gjuhe të huaj do të jetë përparësi;
- Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
- Të jetë i aftë të punoj në ekip;
Preferohet te jete nga Prishtina ose ( rrethit te Prishtines)
Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi, ju lutem dërgoni CV me foto dhe dokumentat tuaja plotësuese, duke përcaktuar pozicionin për të cilin aplikoni, në adresën: [email protected] , [email protected] , dhe ne numer kontakti; +38349 625 222.
Me miresjellje ju informojme se vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore, DELTA CORPORATION.
Tek ne CV-ja juaj eshte e sigurte dhe do te trajtohet me konfidencialitet te plote.
Apliko shpejtë përmes sistemit!