Kompani
Kujtesa
Kategoritë
Shitje
Numri i pozitave
2
Vendi i punës
Prizren, Ferizaj, Suharekë, Kaçanik, Shtime, Dragash
Shikime
142
“Kujtesa Net” Sh.p.k. me seli në Prishtinë, Preoc Km. 7 Magjistralja, Prishtine Ferizaj:
K O N K U R S
Për plotësimin e vendeve të lira të punës
2 x Agjent/e i/e shitjeve në terren
Vendi i punës: Prizren/ Suhareke/ Dragash – Ferizaj / Shtime / Kaqanik
Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur janë:
- Merret me shitjen në terren të produkteve të KUJTESA NET
- Bën kontratat të reja me klientë rezidencial
- Mirëmbanë klientët ekzistues
- Identifikon objektet dhe regjione për instalimet e reja
- Hulumton tregun dhe konkurrencën
- Prezentimi i ofertave për punëtorë të kompanive private dhe publike
- Përcjellë tërë procesin e instalimit te klienti deri te kyçja
- Pregatitja e të gjitha kontratave që të nënshkruhen nga klientët dhe sigurimin që atyre i është
- ofruar produkti/shërbimi më i mire për ata.
- Komunikimi me klientë, dhe informimi i njësive tjera lidhur me probleme teknike
- Kryerjen e pagesave me para të gatshme dhe përmes bankave.
- Organizon dhe merr pjesë në promocione të ndryshme të organizuara nga kompania
- Sugjeron oferta promocionale në lokacione të caktuara.
- Raporton ankesat, sugjerimet, dhe komentet e klientëve.
Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:
- Diploma e shkollës së mesme ose Diplomë Universiteti (e preferueshme);
- Përvojë në shitje, e preferueshme në industri të njëjtë;
- Patentë Shoferi – Obligative;
- Aftësi të mira të prezantimit dhe komunikimit;
- Aftësi të shkrimit të raporteve;
Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këto vende të punës, duhet që ti dërgojnë këto dokumente, përmes postës elektronike:
- CV-në si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollore të mesme apo universitare;
- Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse;
- Certifikatat e trajnimeve eventuale;
- Letër Rekomandime apo referenca eventuale (jo e domosdoshme).
Aplikimi bëhet përmes email-it (postës elektronike), në: [email protected]
Aplikimet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.
Konkursi mbetet i hapur deri më datën 12.12.2024, Ora 16:00h.