business

Punëtor në Njësinë Patrulluese (10)

  • star Publikuar: 09-09-2025
  • star Skadon: 09-10-2025
Kategoritë Sigurim Fizik
Vendi i punës Krejt Kosovën
Numri i pozitave 10

KONKURS

Për pranim të personelit për Njësinë Patrulluese

Bazuar në Ligjin Nr. 04/L-076 për Sigurinë Private dhe aktet nënligjore përkatëse, “DEFENCE SECURITY” SHPK .

Pozita: Punëtor për Njësinë Patrulluese.

Numri i pozitave të lira: 10.

Kualifikimet e domosdoshme:

  1. Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës.
  2. Të ketë përfunduar arsimin e lartë – diplomë fakulteti (së paku niveli Bachelor).
  3. Të ketë certifikatë dhe licencë valide për punëtor të sigurisë private, të lëshuar nga organi kompetent (MPB/Divizioni i Sigurisë Private).
  4. Të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale me dashje.
  5. Të ketë aftësi të mira fizike dhe mendore, të dëshmuara përmes raportit mjekësor.
  6. Të posedojë aftësi komunikimi dhe të punës në ekip.
  7. Të jetë i gatshëm për punë në turne dhe kushte të fushës (patrullime ditore dhe natën).
  8. Përvoja paraprake në fushën e sigurisë private apo publike konsiderohet përparësi.
  9. Të posedojë patentë shofer, kategoria B.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV e detajizuar.
  • Kopja e diplomës së fakultetit (të noterizuar).
  • Kopja e licencës së sigurisë private (nëse ka).
  • Ekstrakti i certifikatës penale nga gjykata.
  • Certifikata mjekësore.
  • Kopja e letërnjoftimit.

Afati i aplikimit:

Konkursi mbetet i hapur deri më 09.10.2025.

Mënyra e aplikimit:

Dokumentet dorëzohen përmes emailit: [email protected] .

Vetëm kandidatët që i plotësojnë kriteret do të ftohen në intervistë.

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu